🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 21 Shtator 2026
S&P 500 7,772 ▲1.59%
DOW 52,105 ▲0.82%
NASDAQ 27,113 ▲2.23%
NAFTA 92.25 ▼3.99%
ARI 4,387 ▼0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $85,957 ▲ +5.84% ETH $2,750 ▲ +4.49% XRP $1.5057 ▲ +6.97% SOL $117.3200 ▲ +6.77%
S&P 500 7,772 ▲1.59 % DOW 52,105 ▲0.82 % NASDAQ 27,113 ▲2.23 % NAFTA 92.25 ▼3.99 % ARI 4,387 ▼0.85 % S&P 500 7,772 ▲1.59 % DOW 52,105 ▲0.82 % NASDAQ 27,113 ▲2.23 % NAFTA 92.25 ▼3.99 % ARI 4,387 ▼0.85 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj kërkon qasje gjithëkombëtare ndaj Speciales: Politika të ulet urgjentisht në tavolinë

Deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka kërkuar një qasje të koordinuar institucionale dhe gjithëkombëtare ndaj zhvillimeve që lidhen me Dhomat e Specializuara në Hagë.

Haradinaj ka deklaruar se, sipas tij, përballja me atë që ai e cilëson “gjykatë politike” kërkon tejkalimin e përplasjeve të përditshme ndërmjet partive politike.

“Strategjia ndaj kësaj gjykate politike u kërkon të gjithëve, pashmangshëm, të dalin mbi politikat ditore, të brendshme e banale”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se në këtë fazë nuk mjafton vetëm një strategji shtetërore, por kërkohet një qasje më e gjerë dhe koordinim me faktorët vendorë dhe aleatët ndërkombëtarë.

“Në këtë pikë nuk mjafton vetëm një strategji shtetërore, e cila do të duhej të ishte tashmë e padiskutueshme. Kërkohet një qasje gjithëkombëtare”, ka deklaruar ai.

Sipas Haradinajt, hapat e ardhshëm duhet të bashkërendohen me faktorët politikë në vend, Shqipërinë dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Duhet bashkërendim i hapave të mëtejshëm me secilin faktor vendor dhe me aleatët ndërkombëtarë. Nuk është momenti për të hedhur topin nga njëra palë te tjetra, as për t’ia kaluar përgjegjësinë njëri-tjetrit”, ka shkruar ai.

Deputeti i Aleancës ka bërë thirrje që subjektet politike të mblidhen urgjentisht për të diskutuar veprimet e mëtejshme institucionale.

“Populli është në sheshe. Politika duhet të ulet në tavolinë. URGJENTISHT!”, ka theksuar Haradinaj.

Ai ka shtuar se diskutimet ndërmjet faktorëve politikë nuk duhet të zhvillohen për çështje të pushtetit, por për koordinimin e qëndrimeve dhe reagimeve shtetërore.

“Dhe jo të ulen skutave për pushtet, por për ide dhe reagime shtetërore, bashkë me Shqipërinë dhe aleatët tanë”, ka përfunduar Haradinaj.

Reagimi i tij vjen pas zhvillimeve të fundit që lidhen me procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ditëve të fundit Haradinaj ka kërkuar gjithashtu reagim institucional dhe koordinim politik pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.