⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.32 ▼1.73%
ARI 3,908 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,340 ▲ +1% ETH $2,275 ▲ +0.9% XRP $1.2512 ▼ -0.06% SOL $94.5300 ▼ -1.03%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.32 ▼1.73 % ARI 3,908 ▲0.23 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.32 ▼1.73 % ARI 3,908 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Holanda diskuton sot me ministrin e jashtëm qëndrimin për Shqipërinë

Hollanda vazhdon të hezitojë për të dhënë “Po”-në e saj për nisjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së. Media hollandeze, ndërsa njofton mbajtjen të martën në mbrëmje të një debati në Dhomën e Përfaqësuesve të Holandës me ministrin e jashtëm Blok, lidhur me hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kujton se faktorët hollandezë për vendimin, do të luajnë me nevojën e vendimit unanim që kërkohet në Këshillin Europian.

Komisioni Evropian dhe një shumicë e madhe e të gjitha vendeve anëtare janë në favor të bashkimit të dy vendeve me rastin e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me BE. Por qeveria hollandeze ka kundërshtime nda Shqipërisë në veçanti. Ministri Blok, që ka paraqitur qëndrimin e qeverisë holandeze, citohet të ketë thënë se Shqipëria “duhet të ndërmarrë ende hapa, veçanërisht në fushat e luftës kundër korrupsionit dhe reformës së sundimit të ligjit”.
Por konteksti më detyrues është fakti që me përjashtim të D66, partitë e qeverisë janë shumë skeptike, siç ndodhi edhe në rastin e kërkesës së aktivizimit të mekanizmit për rikthimin e vizat pak kohë më parë, pavarësisht dështimit në Bruksel.
Media hollandeze kujton se presioni për të marrë një vendim pozitiv këtë muaj, po rritet duke cituar letrën e udhëheqësve europianë.
Nga ana tjetër, analiza kujton gjithashtu se edhe në Hagë peshon frika e ndikimit nga aktorët jashtë rajonit dhe se paqëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor shpejt çon në paqëndrueshmëri në pjesën tjetër të Evropës, një mësim i shtrenjtë ky i historisë.
Ndër kontekstet që e favorizojnë Shqipërinë sipas medias hollandeze, duket ndërmarrja e Reformës në Drejtësi, që ka treguar problematike tek anëtarët e reja të BE, duke u rikthyer tek praktikat e vjetra të funksinimit të shteteve të tyre. Holanda citon ambasadoren shqiptare atje kur sjell në vemendje se Gjermania ka rënë dakort për Shqipërinë. Qasja gjermane është “e rreptë dhe e drejtë”, hollandeze “është thjesht e rreptë”, thotë ajo.
Duke cituar anëtarë të parlamentit holandez, duket se debati i të martës në mbrëmje do të peshohet mes strategjisë së përfshirjes së Ballkanit dhe ndërprerjes së ndërhyrjeve nga të tretët dhe se sa ditët e ardhshme, do të jenë në gjendje të bëjnë të qartë nëse kjo është e mjaftueshme për të marrë një vendim unanim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.