☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $59,851 ▲ +1.52% ETH $1,680 ▲ +3.41% XRP $0.9293 ▲ +1.92% SOL $70.1500 ▲ +1.79%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Libri

“Homo Balcanicus” nga Niko Nikolla / “Gërsheti i fantazisë dhe i realitetit”

 “Homo Balcanicus” është titulli i librit me tregime dhe novela, i cili është promovuar së fundmi nga familjarët e vetë autorit Niko Nikolla, i cili i është një personazh mjaft i njohur nga të gjithë si, ish-Kryeredaktor i Revistës “Hosteni”, apo edhe si një ndër figurat më të spikatura të humorit e satirës shqiptare, i cili mes vlerësimeve që ka marrë, eshte nderuar edhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i klasit të parë, lidhur me veprimtarinë e gjërë publicistike dhe letrare.

niko

Dy vajzat e tij, Flora dhe Zana, në bashkepunim me shtëpinë botuese “Toena”, e botuan këtë libër si plotësimin e amanetit që ai la pak përpara se të ndërronte jetë, në praninë e mjaft shokëve e miqve, të afërmve, e ish-kolegëve të tij, si Xhevahir Spahiu, Gaqo Bushaka, Filip Çakulli, Fisnik Sina, Luan Laze, e mjaft të tjerëve.

Në një mbrëmje mjaft të veçantë, nuk munguan emocionet e vlerësimet për një figurë, qe është përkufizuar dhe përkufizohet nga miqtë dhe kolegët si një njeri i pazëvendësueshëm, drejtues mbështetës e përkrahës i humuriot dhe karikatures shqiptare, personalitet i shumëanshëm dhe një intelektual, i cili ka botuar edhe shume vepra në letërsi.

“Si Gërsheti i fantazisë dhe i realitetit”, është përkufizuar vepra më e fundit e Nikollës nga shkrimtari i madh Dritëro Agolli.

Ndërkohë, krijuesi Bardhyl Londo në fjalën e rastit në mbrëmjen e promovimit të librit, u shpreh se “promovojmë sot një vepër, e cila vjen si një trashëgimi jo vetem e një njeriu, por e një populli të tërë, me të cilën ne do ta kujtojmë gjithmonë si një personalitet të shumanshëm, një nga publicistët më të njohur shqiptare, me një veprimtari me shumë vlera në punën e tij në

Bardhyl Londo gjatë fjalë së tijë

revisten “Hosteni”, i cili me anë e letërsisë së mirfilltë ka sjelle një vepër qe shpreh një të vërtetë, por edhe tendencën pozitive për t’i quajtur gjithë ballkanasit vëllezër, si një tjetër vlerë të madhe njerëzore e shtuar e tij”.

Edhe Filip Çakulli e ka përshëndetur aktivitetin në nder të figurës së Nikollës, duke u shprehur se “ai është një figurë e pazëvendësueshme si shok, mik, i afërm, por edhe si një organizator, drejtues e përkrahes i humorit dhe karikatures shqiptare, nga i cili kam mësuar mjaft dhe i detyrohem për atë çka jam e që kam arritur edhe sot”.

Filip Çakulli gjatë aktivitetit

I quajtur si “Babai i gazetarisë” nga Teodor Keko, nga punimet e deritanishme që Nikolla ka publikuar, mund të përmëndim librat si “Dallëndyshet e dimrit”, “Mjaltë dhe Gjak”, “Njeriu pa emër”, “Zhyl Verni në katror” apo edhe plot libra të tjerë në fushën e publicistikës, humorit dhe të prozës.

Në vitin 2003, këshilli bashkiak i qytetit të Pogradecit me motivacionin mbi “Kontributin në fushën letraro- artistike, kontributin si gazetar, si veprimtar për qytetin e tij të lindjes”, i dha Niko Nikollës titullin “Qytetar Nderi”.

Që prej vitit 2007 në nderim të figurës së tij, shoqata e Botuesve Shqiptarë ka shpallur edhe dhënien e çmimit “Niko Nikolla” për veprën më të mirë në gjininë e humorit dhe satires sipas propozimit të një grupi personalitetesh të kulturës si, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Gaqo Bushaka,  Filip Çakulli, Fisnik Sina, Luan Laze, etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.