⛅
Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,022 ▲ +0.36% ETH $2,249 ▲ +0.98% XRP $1.1626 ▼ -3.08% SOL $90.2200 ▲ +0.82%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Hoxha në Luksemburg, pritet nga homologu Rasmussen: Vendimi për hapjen e ambasadës daneze në Tiranë, moment historik

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është pritur në Luksemburg në një takim nga homologu Lars Lokke Rasmussen.

Me një postim në rrjetin social X, ministri vlerësoi diskutimet mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Hoxha theksoi se në takim u shkëmbyen mendime edhe për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke nënvizuar rëndësinë e një procesi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, që forcon si vendet kandidate ashtu edhe vetë BE-në. Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës për integrimin evropian të Shqipërisë dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor, si dhe rolin e saj gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së në vitin 2025.

Gjithashtu, ministri Hoxha vlerësoi diskutimet mbi dinamikën në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se bashkëpunimi rajonal mbetet thelbësor për stabilitetin, prosperitetin dhe procesin e integrimit evropian. Në përfundim të takimit, ai i përcolli homologut danez ftesën për vizitë në Shqipëri dhe për pjesëmarrje në hapjen e Ambasadës së Danimarkës në Tiranë.

“Një takim shumë produktiv me Ministrin e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen. Diskutuam mënyrat për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të zhbllokuar mundësi të reja për bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjellë. Gjithashtu shkëmbyem mendime për zgjerimin e BE-së, duke riafirmuar rëndësinë e një procesi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, që forcon si vendet kandidate ashtu edhe vetë Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës për rrugën e pranimit të Shqipërisë në BE dhe për perspektivën evropiane të të gjithë rajonit, si dhe për lidershipin e saj të fortë gjatë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2025. Diskutuam dinamikën aktuale në BallkaninPerëndimor dhe ramë dakord që bashkëpunimi rajonal mbetet thelbësor për stabilitetin, prosperitetin dhe integrimin evropian. I bëra një ftesë kolegut tim për të vizituar Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe për të festuar hapjen e Ambasadës Daneze në Tiranë, një moment historik që pasqyron forcën në rritje të partneritetit tonë dypalësh”, shkruan Hoxha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.