🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 98.07 ▲0.95%
ARI 4,134 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $84,176 ▲ +1.46% ETH $2,473 ▲ +0.9% XRP $1.3625 ▲ +2.04% SOL $107.1700 ▲ +0.67%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.07 ▲0.95 % ARI 4,134 ▼0.39 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.07 ▲0.95 % ARI 4,134 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

I dyshuari për zjarrin në ambasadën bullgare akuzohet për rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka filluar hetim kundër një personi të dyshuar për veprën penale të rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, lidhur me zjarrvënien e automjeteve para Ambasadës së Bullgarisë në Shkup.

Rasti u mor në dorë të Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, e cila, gjatë përpunimit të raportit për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, u vu në dijeni të elementeve të mundshme të veprës penale “Rrezikimi i Personave nën Mbrojtje Ndërkombëtare”, pas së cilës çështja iu dorëzua për procedurë kompetente Prokurorisë Publike PTHP NKOK.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari, më 15 qershor të këtij viti, duke i vënë flakën automjeteve të përdorura nga atasheu ushtarak bullgar në vend dhe punonjës të tjerë të ambasadës, krijoi një rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupin e personave nën mbrojtje ligjore ndërkombëtare.

Nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë theksojnë se kjo është një vepër penale në fushën e krimeve kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, e cila rrjedh nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Personave të Mbrojtur Ndërkombëtarisht, përfshirë Përfaqësuesit Diplomatikë./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.