Kaos në rrugën “Myslym Shyri”, policia mësyn me sirena dhe gaz lotsjellës
Efektivët tentojnë shoqërimin e protestuesve, ndërsa gazi i hedhur në mënyrë masive shkakton probleme edhe për banorët e zonës
Një situatë kaotike është krijuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku protesta kundër qeverisë është zhvendosur pas përplasjeve në bulevard.
Siç njofton BalkanWeb, forca të shumta policie janë vendosur mbrapa protestuesve që ndodheshin në këtë rrugë, ndërsa efektivët kanë ndezur sirenat e makinave. Protestuesit kanë lënë mbrapa edhe kazanë mbeturinash të djegur.
Sipas të njëjtit burim, efektivët po tentojnë shoqërimin e protestuesve, ndërsa gazi lotsjellës i hedhur në mënyrë masive në këtë zonë ka shkaktuar probleme edhe për banorët e zonës.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.