Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $65,105 ▲ +0.7% ETH $1,923 ▲ +0.71% XRP $1.0465 ▲ +2.88% SOL $76.3500 ▲ +4.1%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Bota

Ilaçet për humbjen e peshës rrisin rrezikun për verbim të papritur

– Barnat e grupit GLP-1, të përdorura gjerësisht për diabetin e tipit 2 dhe obezitetin – përfshirë semaglutide (Ozempic, Wegovy) dhe tirzepatide (Mounjaro, Zepbound) – po hetohen për një lidhje të mundshme me një sëmundje të rrallë të syrit, që mund të shkaktojë humbje të papritur të shikimit.

Gjendja quhet “neuropati optike iskemike anteriore jo-arteritike” (NAION).

Ajo ndodh kur furnizimi me gjak i nervit optik ndërpritet, duke shkaktuar dëmtim të nervit, që transmeton informacionin vizual nga syri në tru.

Në disa raste, humbja e shikimit mund të jetë e përhershme.

Çfarë zbuluan studiuesit?

Një studim i publikuar në “JAMA Ophthalmology” analizoi të dhëna nga 37,1 milionë të rritur me diabet të tipit 2, të mbledhura nga 14 baza të mëdha shëndetësore ndërkombëtare.

Studiuesit gjetën një rritje të vogël të incidencës së NAION tek përdoruesit e “semaglutide”, krahasuar me personat që nuk e përdornin atë.

Një tjetër studim më i hershëm, që përfshiu rreth 16 mijë pacientë, raportoi gjithashtu një lidhje mes përdorimit të “semaglutide” dhe rritjes së rrezikut për NAION, por autorët theksuan se nevojiten kërkime të tjera për të provuar nëse ilaçi është shkaku direkt.

A do të thotë kjo se këto ilaçe shkaktojnë verbëri?

Jo domosdoshmërisht. Por, studiuesit theksojnë se deri tani është zbuluar një lidhje statistikore, jo një provë përfundimtare se barnat GLP-1 shkaktojnë dëmtimin e nervit optik.

Shumë faktorë të tjerë – si diabeti, presioni i lartë i gjakut, mosha dhe sëmundjet vaskulare – janë gjithashtu faktorë rreziku për NAION.

Sa i madh është rreziku?

NAION mbetet një komplikacion shumë i rrallë.

Ekspertët këshillojnë që pacientët që përdorin këto barna dhe dallojnë, humbje të papritur të shikimit; turbullim të shikimit dhe njolla të errëta në fushën e shikimit, të kërkojnë menjëherë vlerësim nga mjeku okulist.

Barnat si “Ozempic” dhe “Wegovy” mbeten ndër trajtimet më efektive për diabetin dhe obezitetin, por studimet e reja sugjerojnë nevojën për monitorim të kujdesshëm të një komplikacioni të rrallë të syrit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.