🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 95.98 ▲2.37%
ARI 4,496 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,592 ▼ -6.65% ETH $1,850 ▼ -7.59% XRP $1.2077 ▼ -6.79% SOL $73.7100 ▼ -9.29%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.98 ▲2.37 % ARI 4,496 ▼0.52 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.98 ▲2.37 % ARI 4,496 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
03 Jun 2026
Breaking
Kronika

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia, ofron 20 mijë euro garanci – Tv Klan

Ish Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kërkesë të re ku kërkon zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest me burg në një masë tjetër, atë të lirimit, duke ofruar edhe garanci pasurore 20 mijë euro.

Këtë herë kërkesës i ka bashkangjitur edhe vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë që mbajti qëndrim sa i takon masave arrest me burg.

Kujtojmë se më 28 maj 2025, për dosjen e e “Sterilizimit”, u vendos që ish-ministri Beqaj të gjykohej veçmas, për veprat penale “vjedhje” duke shpërdoruar detyrën, dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Dosja lidhet me koncesionin e dhënë në vitin 2015 nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e shërbimit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale në spitalet publike. Hetimet e SPAK ngritën dyshime për parregullsi në procedurat e dhënies së kontratës, favorizim dhe dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit.

Më 4 mars të këtij viti, Gjykata e Posaçme gjeti fajtor ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në dhënien e koncensionit të sterilizimit të mjeteve spitalore në vitin 2015 dhe e dënoi atë me 6 vite burg.

Si bashkëpunëtor i tij për të njëjtat akuza, fajtor u gjet edhe biznesmeni që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj, i cili u dënua nga treshja e gjyqtarëve po me 6 vite heqje lirie. Të dy ata morën pafajësi për akuzën e grupit të strukturuar kriminal.

Dënime më të ulëta, nga 1 deri në 3 vite burg, u dhanë për 6 të pandehur të tjerë, ish-zyrtarë që kanë qenë pjesë e komisionit për dhënien e koncensionit, për shkelje në procedurë.

Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata kanë vlerësuar se kostot për sterilizimin u frynë në mënyrë të padrejtë në 56.4% dhe se dëmi u bë detyrues për shtetin me firmën e ish-ministrit Beqaj. Ky i fundit u arrestua më 4 korrik 2024 dhe ndodhet i izoluar në paraburgimin e Durrësit.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.