🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,589 ▲0.12%
DOW 52,214 ▲0.86%
NASDAQ 25,406 ▼0.12%
NAFTA 96.24 ▼7.57%
ARI 3,963 ▲1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,948 ▼ -1.21% ETH $2,251 ▼ -0.54% XRP $1.2426 ▼ -0.49% SOL $92.1600 ▼ -2.36%
S&P 500 7,589 ▲0.12 % DOW 52,214 ▲0.86 % NASDAQ 25,406 ▼0.12 % NAFTA 96.24 ▼7.57 % ARI 3,963 ▲1.65 % S&P 500 7,589 ▲0.12 % DOW 52,214 ▲0.86 % NASDAQ 25,406 ▼0.12 % NAFTA 96.24 ▼7.57 % ARI 3,963 ▲1.65 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

Incident në Gjermani! Avioni i mallrave përplaset në ajër me një objekt të paidentifikuar, bën ulje emergjente

Një incident i çuditshëm ndodhi këtë mëngjes, të mërkurën, në aeroportin e Leipzigut në Gjermaninë lindore. Sipas Reuters, duke cituar një burim i njohuri për incidentin, një aeroplan mallrash i DHL u përplas në ajër, menjëherë pas ngritjes, me një “objekt të paidentifikuar” .

Siç informoi i njëjti burim, avioni i mallrave mori lejen përkatëse dhe bëri një ulje emergjente në aeroportin e Hanoverit në mënyrë të sigurt.

Situata nuk është sqaruar ende, tha një zëdhënës i policisë për AFP-në, duke siguruar se “nuk ka rrezik për popullsinë”.

Më parë, policia gjermane po hetonte një objekt të dyshimtë të gjetur pranë një piste në aeroportin e Leipzigut, pas një “incidenti sigurie” që ndodhi gjatë natës dhe shkaktoi një pezullim të përkohshëm të fluturimeve.

Trafiku ajror në Aeroportin e Leipzigut u ndërpre dhe nuk është rivendosur plotësisht deri më sot për shkak të pranisë së një objekti fluturues të paidentifikuar dhe më pas për shkak të zbulimit të një objekti në pistën e aeroportit.

NATO ka konfirmuar se një dron është parë pranë një avioni ukrainas në aeroportin e Leipzigut gjatë natës.

Aeroporti i Leipzigut luan një rol qendror në transportin e pajisjeve ushtarake kryesisht të destinuara për ushtrinë gjermane dhe aleatët e NATO-s dhe përdoret gjithashtu si bazë për flotën e linjës ajrore ukrainase të mallrave Antonov Airlines.

Aeroporti gjithashtu strehon qendrën evropiane të klasifikimit të DHL Express, një degë e shërbimit postar gjerman Deutsche Post.

Dy incidente sigurie që përfshijnë Aeroportin e Leipzigut janë bërë të njohura në muajt e fundit.

Në korrik të vitit 2024, një pako u përfshi nga flakët në një qendër të DHL-së përpara se të transportohej me helikopter. Kreu i shërbimeve të inteligjencës gjermane fajësoi hapur Moskën për incidentin.

Në shtator 2025 , një shtetas kinez u dënua për spiunazh për dhënien e informacionit në lidhje me fluturimet, ngarkesat dhe pasagjerët në aeroport një ish-deputeti të ekstremit të djathtë, kryesisht në lidhje me transportin e pajisjeve dhe personelit ushtarak “të lidhur me një kompani gjermane armësh”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.