Incidenti në Zvërnec – Rama: Tolerancë zero ndaj policëve që kanë besimin e publikut
Kryeministri Edi Rama lajmeroi se te henen nga mbledhja e grupit parlamentar sociliast do te kete nje qendrim public ne lidhje e projektin qe do te zbatohet ne Zvernec.
Ai pershendeti reagimin e shpejte te drejtorit te policies se shettit, qe pezulloi nga detyra drejtuesin e Vlores, per incidentin e ndodhur mes disa qytetareve dhe kompanise private te sigurise.
‘’Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit. Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës. Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura. *Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00.‘‘
Ndersa ministri i brendshem, Lamallari ne reagimin e tij per ngjarjen thote se projekti i Zvernecit eshte nje investim ne nje toke terreisht private dhe qeveria shqiptare sak falur asnje toke asnjehere, askujt.
Ai thote se prona eshte regjistruar ne hipoteke para se socialistet te vinin ne qeveri.
‘‘ Po nëse prona është private, rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt dhe jo vetëm ata si individë duhet të ndiqen penalisht, siç po ndiqen po edhe për kompaninë e tyre hetimi administrativ për paaftësi totale në ushtrimin e aktivitetit të autorizuar, duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur. Uniformat blu janë dhe duhet të jenë në çdo rast, garante të rendit ligjor, ku mbrojtja e pronës publike apo private janë një pjesë thelbësore. Por po ashtu ato duhet të garantojnë edhe pacënueshmërinë e besimit të qytetarëve tek uniforma e policisë
Ministri i brendshem njoftoi hetime per te gjithe zinxhirin komandues ne policine e Vlores dhe thote se goditja brenda rradheve te policise do te vazhdoje. Te henen e 1 qershorit Rama do te mbedhe grupin parlamenar, ne takimin e permuajshem, ku edhe do te jape me shume detaje ne lidhje me projektin ne Zvernec.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.