🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,248 ▲ +0.48% ETH $1,730 ▼ -0.2% XRP $1.1498 ▲ +0.29% SOL $74.1400 ▲ +3.3%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Indeksi i BE-së: Shqiptarët po harxhojnë gjithmonë e më shumë për argëtim

Rritja e çmimeve është përshpejtuar muajt e fundit, edhe sipas Inflacionit të matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK). Në muajin Prill 2026 është 2,8 %, i njëjtë me normën e publikuar më herët nga INSTAT.

Megjithatë, ndryshe nga INSTAT, që tha se rritja më e lartë ishte në grupin e transportit, që u ndikua nga shtrenjtimi i karburantit, sipas indeksit të harmonizuar, shtrenjtimi më i lartë ishte për argëtimin.

Rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë” me 6,6 % pasuar nga grupet “Transporti” me 4,1 %, “Pije alkoolikë dhe duhan” me 4,0 %, “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 3,6 %, “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 3,0 %, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 2,7 %, “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,6 % secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,2 %, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 1,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,0 %, “Shëndeti” me 0,7 % dhe “Informacioni dhe komunikimi” me 0,5 %.

Në Prill 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0,3 %, krahasuar me muajin e mëparshëm. Rritja mujore u ndikua kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Pije alkolike dhe duhan” me 1,4 %, pasuar nga grupet “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0,7 %, “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 0,6 %, “Shërbimi arsimor” me 0,4 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” dhe “Argëtim, sport dhe kulturë” me 0,2 % secili, “Shëndeti” dhe “Informacioni dhe komunikimi” 0,1 % secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” shënuan një ulje me 0,4 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1 % secili.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë. IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.

Ndryshimi vjetor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve ndërmjet muajit korrent me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Ky ndryshim është rrjedhojë e ndryshimeve korrente në nivelin e çmimeve, por mund të ndikohet edhe nga efektet e papërsëritshme të cilitdo muaj./Monitor.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.