☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,740 ▲0.23%
DOW 52,542 ▲0.31%
NASDAQ 26,467 ▼0.04%
NAFTA 103.36 ▲3.46%
ARI 4,055 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,540 ▲ +0.07% ETH $2,333 ▼ -0.52% XRP $1.3107 ▼ -0.79% SOL $101.0000 ▲ +0.16%
S&P 500 7,740 ▲0.23 % DOW 52,542 ▲0.31 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 103.36 ▲3.46 % ARI 4,055 ▼0.48 % S&P 500 7,740 ▲0.23 % DOW 52,542 ▲0.31 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 103.36 ▲3.46 % ARI 4,055 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

IZRAEL – Herzog u bën thirrje partive të shmangin zgjedhjet e reja

JERUSALEM, 28 tetor /ATSH-TPS/ – Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog u bëri thirrje partive politike që t’i zhvillojnë negociatat për krijimin e koalicionit qeverisës me mendje të hapur dhe të bëjnë çdo përpjekje për të shmangur zgjedhjet e reja, pas votimit të djeshëm.

“Një gjë duhet të jetë e qartë, dhe këtë e kam thënë edhe para zgjedhjeve, duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, veçanërisht pas ditës së djeshme, për të shmangur një tjetër raund zgjedhjesh. Prandaj, pres që të gjithë ata që vijnë këtu të jenë të gatshëm të shqyrtojnë mundësitë me mendje të hapur”, tha Herzog.

Duke folur në Rezidencën Presidenciale në Jerusalem, Herzog vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve në votime, duke e cilësuar atë si më të lartën në dekada dhe si një “burim krenarie për shoqërinë izraelite”.

Herzog tha se javën e ardhshme do të marrë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve, përpara se të nisë konsultimet me të gjitha forcat politike për të diskutuar formimin e qeverisë së re.

Me 85% të votave të numëruara, blloku parlamentar i kryeministrit Benjamin Netanyahu ka rënë në 53 vende, kundrejt 48 vendeve të bllokut të Eisenkotit dhe 19 vendeve të partive arabe./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.