☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.06 ▼1.07%
ARI 4,051 ▲2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,520 ▲ +1.83% ETH $2,330 ▲ +2.77% XRP $1.2892 ▲ +2.48% SOL $93.6800 ▲ +1.23%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 4,051 ▲2.81 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 4,051 ▲2.81 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Janë djegur rreth 20 hektarë”- Zjarri në 4 fshatra në juglindje të Tiranës, inspektori i APR: Shumica janë pyje, ka

Zjarri që ka përfshirë zonën mes Daiasit, Lundrës, Farkës dhe Priskës së Madhe ka djegur rreth 20 hektarë sipërfaqe, kryesisht pyjore.

Pëllumb Gjobi, inspektor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, thotë se flakët nisën në Priskë dhe u përhapën të favorizuara nga era.

Për TCH, Gjobi shprehet situata ka qenë e vështirë për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike, ndërsa në terren kanë qenë të angazhuara forcat \jarrfikëse dhe strukturat e tjera.

“Pjesa këtu quhet Gurrë e Madhe, është mes Daiasit, Lundrës, Farkës dhe Priskës së Madhe. Zjarri ka nisur nga Priska dhe ka përshkuar një sipërfaqe të madhe shkurresh, i favorizuar edhe nga era. Është djegur një sipërfaqe prej afro 20 hektarësh, zjarrfikësit dhe të gjitha forcat e tjera kanë qenë në terren, por ka qenë një situatë e jashtëzakonshme.

Ne jemi përditë në terren, frikë nuk kemi, por kujdes po. Shumica e tokës së djegur është pyjore. Është djegur pak ullishte dhe vreshtari. Janë djegur vetëm dy banesa të pabanuara në zonën e Lundrës, në fshatrat e tjerë nuk ka pasur dëme. Zjarri ka nisur para 5-6 ditësh në Priskë, po bëjmë të pamundurën, por terreni i vështirë, era dhe faktorët e tjerë nuk na e bëjnë të lehtë”, shprehet ai.

Gjobi thekson se pjesa më e madhe e sipërfaqes së prekur nga zjarri është pyjore, ndërsa dëmet në zonat e banuara kanë qenë të kufizuara në dy banesa të pabanuara në Lundër.

Sipas tij, forcat në terren vijojnë përpjekjet për të mbajtur situatën nën kontroll, ndërsa terreni i vështirë dhe era mbeten ndër faktorët kryesorë që favorizojnë përhapjen e flakëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.