☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,707 ▼0.48%
DOW 52,234 ▼0.46%
NASDAQ 26,135 ▼1.56%
NAFTA 100.29 ▼2.42%
ARI 4,036 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,101 ▼ -0.92% ETH $2,322 ▼ -0.92% XRP $1.2911 ▼ -2.38% SOL $100.4700 ▼ -1.19%
S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 % S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

JEMEN – 53 të vrarë nga sulmet me raketa ndaj një kampi ushtarak

SANA’A, 19 tetor /ATSH-AFP/ – Të paktën 53 rekrutë janë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur nga sulmet me raketa balistike ndaj një kampi ushtarak në Jemenin qendror, të cilat u atribuohet rebelëve Houthi.

Sulmi ndodhi sot në kampin ushtarak al-Alam, në provincën Shabua, të pasur me naftë, sipas autoriteteve lokale.

Zëdhënësi i forcave të armatosura jemenase, Majed al-Nuzaili, deklaroi se rebelët Houthi goditën provincën Shabua me tre raketa balistike.

Sipas tij, objektivi ishte një qendër stërvitore për pjesëtarët e shërbimeve të sigurisë dhe policisë.

Numri i lartë i të plagosurve ka vënë në vështirësi spitalet lokale, të cilat janë detyruar të transferojnë rastet më të rënda drejt provincave fqinje të Hadramautit dhe Adenit.

Zëvendësguvernatori i Shabuas, Fahad al-Khalifi, tha se disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike.

Sulmi konsiderohet më vdekjeprurësi i javëve të fundit, në një kohë kur luftimet mes rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani, dhe qeverisë jemenase të njohur ndërkombëtarisht, e cila mbështetet nga Arabia Saudite, janë intensifikuar pas rifillimit të armiqësive në korrik.

Sipas një burimi ushtarak, ekziston frika se sulmi mund të jetë pararendës i një ofensive të re tokësore nga rebelët.

Në shtator, rebelët Houthi morën me shpejtësi nën kontroll qytetin port të Mokhas dhe disa qytete të tjera përgjatë bregdetit të Detit të Kuq, si dhe ngushticën strategjike të Bab el-Mandebit.

I njëjti burim, i cili kërkoi të mbetej anonim, bëri të ditur se rebelët Houthi kishin bllokuar dje një rrugë që lidh provincën Shabua, të kontrolluar nga qeveria, me provincën qendrore të al-Bajdas, nën kontrollin e rebelëve.

Banorët raportuan se u ishte ndaluar të përdornin këtë itinerar, duke shtuar shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.