☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.12 ▲1.22%
ARI 4,064 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,926 ▲ +1.07% ETH $2,355 ▲ +1.41% XRP $1.3376 ▲ +2.8% SOL $101.6900 ▲ +1.08%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Jorgji në Bruksel, propozon mekanizëm të posaçëm për financimin e projekteve audiovizuale

Në Bruksel u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Programin “Evropa Krijuese” (Creative Europe), ku Shqipëria u përfaqësua nga kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji, në cilësinë e anëtarit të këtij Komiteti.

Takimi u përqendrua te programi i punës për vitin 2027, i cili shënon edhe përmbylljen e ciklit të programit Creative Europe 2021-2027.

Për sektorin audiovizual u diskutuan prioritetet e reja që synojnë të rrisin konkurrueshmërinë dhe inovacionin, ku theksi u vendos te vazhdimi i mbështetjes për të forcuar kapacitetet e industrisë audiovizuale evropiane; përshtatja me zhvillimet e reja teknologjike; futja e masave të reja për mbështetjen e shpërndarjes së filmave; krijimi i masave mbështetëse për të nxitur bashkëpunimin mes përfaqësuesve të industrisë evropiane dhe asaj koreane; përdorimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i mjetit “MEDIA Carbon Calculator”, i cili ndihmon producentët audiovizualë të llogarisin dhe të reduktojnë gjurmën e karbonit në prodhimet e tyre.

Kreu i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë ngriti propozimin për krijimin e një mekanizmi të posaçëm për financimin e projekteve audiovizuale brenda programit Media ku vendet kandidate të konkurrojnë mes tyre në kushte të barabarta dhe me asistencën e vazhdueshme të Media Desk-ëve të vendeve përkatës.

“Kjo nismë ndihmon që tregu ynë audiovizual të ecë me të njëjtin hap drejt inovacionit, mundësive të reja dhe rritjes së kapaciteteve në një hapësirë të përbashkët evropiane”, u shpreh Jorgji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.