☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 92.91 ▲2.75%
ARI 4,208 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $84,560 ▲ +0.92% ETH $2,694 ▲ +0.29% XRP $1.4922 ▲ +0.09% SOL $117.7200 ▼ -0.37%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 92.91 ▲2.75 % ARI 4,208 ▲0.5 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 92.91 ▲2.75 % ARI 4,208 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Sporti

Juve nuk heq dorë nga Lewa, agjenti i polakut “kapet mat” në Torino

Zhvillime të rëndësishme në merkato, me Juventus që po tenton një goditje të madhe në sulm. Sipas raportimeve të La Stampa, protagonisti i kësaj lëvizjeje është super-agjenti Pini Zahavi, i cili ndodhet në Itali për të diskutuar të ardhmen e Robert Lewandowski. Pas një ndalese në Milano, Zahavi ka mbërritur në Torino, ku ka zhvilluar […]

Zhvillime të rëndësishme në merkato, me Juventus që po tenton një goditje të madhe në sulm. Sipas raportimeve të La Stampa, protagonisti i kësaj lëvizjeje është super-agjenti Pini Zahavi, i cili ndodhet në Itali për të diskutuar të ardhmen e Robert Lewandowski. Pas një ndalese në Milano, Zahavi ka mbërritur në Torino, ku ka zhvilluar kontakte me drejtuesit bardhezi.

Objektivi është i qartë: të vlerësohet mundësia e transferimit të sulmuesit polak nga Barcelona te Juventusi. Një operacion që deri pak kohë më parë dukej i parealizueshëm, por që tani po merr formë konkrete, edhe për shkak të situatës së klubit katalanas, i përfshirë në një ristrukturim të thellë.

Lewandowski, pavarësisht moshës, vazhdon të jetë një garanci golash, por pengesa kryesore mbetet paga e tij e lartë. Megjithatë, hapja e Zahavit për një marrëveshje të re, me kontratë të shpërndarë në dy sezone, mund të lehtësojë arritjen e akordit.

Në këtë garë, Juventusi duket se ka kaluar Milan, që ndërkohë po shqyrton alternativa të tjera. Nga ana e tij, Lewandowski kërkon garanci teknike dhe pjesëmarrje në Champions League—kushte që skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti është gati t’i plotësojë.

Orët në vijim pritet të jenë vendimtare: me Zahavin ende në Itali, priten zhvillime që mund të përcaktojnë të ardhmen e njërit prej sulmuesve më të mëdhenj të futbollit europian. Ndërkohë si Juventus dhe Milan kanë në vëzhgim edhe sulmuesin e Bayern Munich, Nicolas Jackson. Bavarezët nuk do të aplikojnë të drejtën e blerjes së kartonit nga Chelsea dhe në këtë mënyrë për sulmuesin senegalez, Italia është një destinacion më shumë se i mundshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.