⛈️
Tiranë 20°C · Stuhi 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.30 ▼0.75%
ARI 4,492 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,392 ▼ -5.48% ETH $1,768 ▼ -5.68% XRP $1.1632 ▼ -6.18% SOL $68.4800 ▼ -8.71%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.30 ▼0.75 % ARI 4,492 ▲0.56 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.30 ▼0.75 % ARI 4,492 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Premier League

“Ka qenë një sezon i papranueshëm për Liverpool, duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur”

Virgil van Dijk u zhgënjye nga humbja e Liverpool ndaj rivalëve Manchester United dhe iu përgjigj me habi sugjerimit se koha e tepërt e pushimeve mund të ketë kontribuar në atë që ai e quan një sezon “të papranueshëm”. Liverpool kishte shumë mungesa kundër United, por Van Dijk e di se kjo nuk mund ta maskojë mbrojtjen e tyre të dobët të titullit.

“Nuk jam këtu për të gjetur justifikime“, tha kapiteni. “Ka qenë një sezon shumë zhgënjyes, i papranueshëm për ne dhe është i vështirë. Nuk duhet të ndihemi keq për veten tonë. Duhet të punojmë, duhet ta ndryshojmë këtë situatë dhe të sigurohemi që sezonin e ardhshëm këto gjëra të mos ndodhin”, tha holandezi.

Van Dijk tha se pushimi që pati ekipi para ndeshjes me United, pasi disa u fotografuan jashtë vendit, nuk ka ndikuar në atë humbje: “Nuk ka qenë festë, ishte një udhëtim në qytet. Nëse ke një ditë pushim dhe nuk kemi patur shumë, lojtarët vendosin se çfarë duan të bëjnë me familjet e tyre. Ne nuk jemi fëmijë. Të gjithë janë të rritur.”

“Do të doja të kishim disa ditë më shumë pushim sepse mendoj se funksionon në të dyja drejtimet. E shihni Pep Guardiola duke i dhënë Manchester City tre ditë pushim, javët e fundit dhe ata po shkojnë mjaft mirë. Është gjetja e ekuilibrit të duhur. Dua që ne të jemi ajo që kam përjetuar gjatë kohës sime këtu. Dua të kem sukses”, tha Van Dijk.

“Dua të jem konsistent me ekipin, duke fituar ndeshje, duke luftuar dhe duke e kryer punën. Për momentin, jemi thjesht të zhgënjyer. Konsistenca është gjëja më e vështirë në çdo punë, por është mënyra më e mirë për të marrë rezultate dhe për të qenë i suksesshëm. Kjo është ajo që duhet të përpiqemi të gjejmë”, shtoi holandezi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.