Kamioni cisternë përmbyset dhe shpërthen në flakë në Egjipt, 30 të vdekur dhe 15 të plagosur
Tragjedia ndodhi në provincën e Gizës, mbi Tunelin 10 në lagjen Warraq të Imbabasë, pranë Unazës Rrugore të Kajros.
Të paktën 30 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një zjarr që përfshiu një kamion cisternë që transportonte produkte nafte në provincën e Gizës të Egjiptit, siç njofton Shqiptarja.com.
Sipas mediave, cisterna private doli nga rruga dhe u përmbys përpara se të shpërthente. Zjarri shpërtheu mbi Tunelin 10 në lagjen Warraq të Imbabasë, pranë Unazës Rrugore të Kajros.
Një video e publikuar nga agjencia e lajmeve Al Arabiya Egypt tregon zjarrin që përfshiu automjete në rrugën pranë Kajros, me re të dendura tymi të zi që ngriheshin mbi zonë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.