Kaprile te Shqipëria? Ish-portieri italian: Nuk është ekip kombëtar i dorës së tretë, ne jemi mirë
Çështja e Elia Kapriles dhe një kalimi të tij të mundshëm te Shqipëria vazhdon të mbetet një temë diskutimi përtej Adriatikut, ku flitet shpesh për të ardhmen e portierit të Kalajrit. Një nga emrat që ka komentuar së fundmi situatën e tij, është edhe Simone Bralja.
Ish-portieri i njohur italian i cili ka qenë pjesë e skuadrave si Komo, Xhenoa e Milan, ka komentuar këtë situatë për “TMW”, duke shpjeguar se për Kaprilen, afrimi te Shqipëria mund të ishte një zgjidhje shumë e mirë për karrierën.
“Është një zgjedhje të cilën unë mund ta miratoj. Shqipëria nuk është një ekip kombëtar i dorës së tretë apo katërt. Rezultatet janë mjaft të mira, pastaj ne në Itali jemi të kompletuar mirë aktualisht. Duke e pasur rrugën e mbyllur nga kjo anë, mund të jetë një zgjedhje e pritshme”, theksoi Bralja rreth opsionit që tashmë Kaprile ka përpara.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.