🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 73.32 ▼0.73%
ARI 4,128 ▼1.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,486 ▼ -3.15% ETH $1,666 ▼ -4.13% XRP $1.1046 ▼ -2.61% SOL $69.0300 ▼ -5.13%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.32 ▼0.73 % ARI 4,128 ▼1.78 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.32 ▼0.73 % ARI 4,128 ▼1.78 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Kasami: VLEN një parti politike, vendim historik

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në kongresin e VLEN-it, foli për rrugëtimin e VLEN-it, si dhe të ardhmen.

Ai tha se kur kanë nisur rrugëtimin politik si koalicion e kanë ditur sa e vështirë është të ndryshohet realiteti politik që për shumë vite dukej i paprekur.

“Kur u themelua Lëvizja BESA, shumëkush mendonte se ishte e pamundur të krijohej një alternativë reale politike shqiptare. Sistemi ishte i mbyllur, pushteti dukej i pakapshëm dhe kishte një bindje të përhapur se asgjë nuk mund të ndryshonte. Por ne besuam ndryshe. Besuam se politika nuk duhet të jetë pronë e askujt. Besuam se shqiptarët meritojnë më tepër sesa një retorikë të zbrazët. Dhe mbi të gjitha, besuam se populli ynë ka dinjitet dhe nuk duhet të trajtohet si numër vetëm në ditë zgjedhjesh”, deklaroi Kasami.

Kasami shtoi se Kongresi i sotëm është moment reflektimi për një rrugë në të cilën ka pasur shumë sprova dhe tani hyn në një etapë të re.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.