☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,280 ▼ -0.1% ETH $2,505 ▼ -1.07% XRP $1.3513 ▼ -1.34% SOL $100.8200 ▼ -1.24%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Sporti

Kategoria e Parë/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin më të spikatur të javës së 31-të

Java e 31-të e kampionatit të Kategorisë së Parë ishte një më të luftuarat dhe më vendimtaret e sezonit, duke prodhuar jo vetëm emocione të forta në fushë, por edhe verdiktet e para zyrtare. Skënderbeu dhe Laçi siguruan matematikisht, dy javë përpara fundit, rikthimin në “Abissnet Superiore” për edicionin e ardhshëm futbollistik. Në përfundim të […]

Java e 31-të e kampionatit të Kategorisë së Parë ishte një më të luftuarat dhe më vendimtaret e sezonit, duke prodhuar jo vetëm emocione të forta në fushë, por edhe verdiktet e para zyrtare.

Skënderbeu dhe Laçi siguruan matematikisht, dy javë përpara fundit, rikthimin në “Abissnet Superiore” për edicionin e ardhshëm futbollistik.

Në përfundim të kësaj jave, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur edhe formacionin më të mirë, të vendosur në skemën 4-2-3-1, duke vlerësuar performancat më të spikatura individuale.

Në portë është përzgjedhur gardiani i Laçit, Ortelio Biba. Reparti difensiv përbëhet nga Arlind Kurti (Laçi), Adolf Selmani (Iliria), Wallace (Korabi) dhe Klevis Shaqe (Skënderbeu), të cilët spikatën për sigurinë e tyre në prapavijë.

Në mesfushë, rolin kyç e mbajnë Stiven Bibo (Laçi) dhe Dejvid Janaqi (Skënderbeu), ndërsa në mbështetje të repartit ofensiv janë përzgjedhur Jakubu Abdul Latif (Iliria), Klahos Zani (Luftëtari) dhe William Cordeiro (Besa). Në majën e sulmit vendoset Razack (Kukësi).

Ndërkohë, trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur Naci Şensoy i Laçit, pas fitores 2-0 ndaj Pogradecit, një triumf që vulosi edhe rikthimin e skuadrës së tij në elitën e futbollit shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.