☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,662 ▲ +1.51% ETH $2,257 ▲ +1.13% XRP $1.2565 ▲ +1.24% SOL $96.0700 ▲ +1.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka marrë vendim për përjashtimin e anëtarit Skender Llugiqi nga organizata.

Vendimi, i datës 22 gusht 2026, është marrë pas shqyrtimit të veprimeve dhe deklarimeve të Llugiqit, përfshirë, siç thuhet në dokument, “kërcënimin me vrasje ndaj Gjeneralit të Luftës së UÇK-së, z. Ramush Haradinaj”.

Sipas OVL-UÇK-së në Lipjan, veprimet e tilla konsiderohen të rënda dhe të papranueshme, pasi bien ndesh me qëndrimet dhe vlerat e organizatës.

“OVL-UÇK – Dega në Lipjan do të jetë gjithmonë në mbrojtje të vlerave të shenjta të Luftës Çlirimtare dhe të dinjitetit të atyre që luftuan e sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e degës.

Në vendim, Kryesisë Qendrore të OVL-UÇK-së në Prishtinë i është kërkuar që ta shqyrtojë dhe konfirmojë përjashtimin e Llugiqit nga organizata.

Po ashtu, është kërkuar që vendimi të evidentohet në dokumentacionin përkatës dhe që Kryesia Qendrore të ndërmarrë masat organizative të parapara me Statutin dhe rregulloret e brendshme.

Dega e OVL-UÇK-së në Lipjan ka thënë se do të vazhdojë të mbrojë vlerat e luftës dhe figurat e dala nga ajo.

“Ky vendim duhet të jetë mesazh i qartë për secilin: kushdo që tenton ta njollosë, ta përçmojë apo ta përdorë për përçarje Luftën e shenjtë të UÇK-së, si dhe kushdo që fyen, kërcënon apo denigron bashkëluftëtarët dhe figurat e saj, do të përballet pa përjashtim me përgjegjësinë dhe masat që parashihen nga Statuti dhe rregulloret e organizatës”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.