Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 23 April 2026
S&P 500 7,138 ▲1.05%
DOW 49,490 ▲0.69%
NASDAQ 24,658 ▲1.64%
NAFTA 92.46 ▼0.54%
ARI 4,755 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
₿ CRYPTO
BTC $78,609 ▲ +4.34% ETH $2,400 ▲ +4.01% XRP $1.4378 ▲ +1.41% SOL $87.3600 ▲ +2.72%
S&P 500 7,138 ▲1.05 % DOW 49,490 ▲0.69 % NASDAQ 24,658 ▲1.64 % NAFTA 92.46 ▼0.54 % ARI 4,755 ▲0.05 % S&P 500 7,138 ▲1.05 % DOW 49,490 ▲0.69 % NASDAQ 24,658 ▲1.64 % NAFTA 92.46 ▼0.54 % ARI 4,755 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
23 Apr 2026
Breaking
Bota

Këshilli i Evropës: Rusia rifiton të drejtën e votës në Asamblenë Parlamentare

Pas disa orësh debati të fortë, 118 anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) votuan pro ndryshimit të rregullores duke hapur rrugën që Rusia të mbetet në organizatën paneuropiane. 62 anëtarë votuan kundër dhe dhjetë abstenuan. Megjithë protestat e ashpra, sidomos nga deputetët e Ukrainës, Asambleja u përkul para kërkesës së Rusisë.
Moska e ka kërcënuar vazhdimisht Këshillin e Evropës në muajt e fundit dhe ka thënë se do të largohet nga kjo organizatë në rast se do të vazhdonin sanksionet kundër 18 anëtarëve rusë, kur përfshihej edhe tërheqja e të drejtës së votës. Legjislacioni i ri, i cili tani është miratuar, përcakton se asambleja parlamentare nuk do të jetë më në gjendje të vendosë sanksione në mënyrë të njëanshme në të ardhmen, por vetëm në konsultim me Komitetin e Ministrave, i cili përfshin ministrat e Jashtëm të 47 vendeve të Këshillit të Evropës.

Kjo i kthen të drejtat delegacionit rus, sikurse ishte kërkuar më parë nga Moska. Nëse Moskës i mjaftojnë këto lëshime, atëherë deputetët rusë mund të kthehen qysh të martën në Strasburg për të marrë pjesë në votimin e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të Organizatës të mërkurën.

Bojkot për shkak të aneksimit të Krimesë

Deputetët rusë i bojkotojnë punimet e Asamblesë Parlamentare të KE-së qysh prej prillit 2014, kur atyre iu hoq e drejta e votës, për shkak të aneksimit të Krimesë ukrainase nga ana e Rusisë. Ata u përjashtuan edhe nga postet e larta në Asamble si edhe nga disa misione, si për shembull vëzhgimi i zgjedhjeve. Në qershor 2017 Moska i pezulloi pagesat e kuotës së anëtarësisë që janë rreth 33 milionë euro në vit duke e pakësuar kështu buxhetin e KE-së me 9 për qind.

Këshilli i Evropës me seli në Strasburg të Francës është organizata më e madhe e shteteve të kontinentit Evropian. Ai është krijuar në vitin 1949, katër vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, dhe sot numëron 47 anëtarë. Aty bëjnë pjesë të gjitha shtetet e Evropës, me përjashtim të Kosovës dhe Bjellorusisë. Kjo e fundit është kandidate anëtarësimi. Rusia është anëtare prej vitit 1996.

Asambleja Parlamentare e KE-së përbëhet nga 318 delegatë dhe mblidhet katër herë në vit në Strasburg. Së bashku me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut ajo përkujdeset për 830 milionë shtetasit e vendeve anëtare./DW/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.