Kim Kardashian thumbon Ivanka Trump? Postimi i saj nxit aludime

Kim Kardashian është bërë sërish pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale, këtë herë për shkak të një videoje të publikuar në një moment të veçantë politik në Shtetet e Bashkuara.
Ylli i reality show-t publikoi një video ku shfaqet duke pozuar para kamerës, ndërsa kthen flokët me një lëvizje elegante. Ajo e shoqëroi postimin me mbishkrimin “GOOD MORNING AMERICA” (Mirëmëngjes, Amerikë).
Por koha e publikimit të videos, pikërisht në ditën kur u bënë të ditura rezultatet e zgjedhjeve, bëri që disa përdorues të rrjeteve sociale ta interpretonin postimin si një mesazh me nënkuptime politike.
Një pjesë e komentuesve e lidhën postimin me miqësinë e njohur mes Kim Kardashian dhe Ivanka Trump, vajzës së presidentit amerikan Donald Trump. Disa përdorues ironizuan marrëdhënien e tyre, duke pyetur nëse Kardashian kishte menduar për mikeshën e saj përpara se të publikonte videon.
Të tjerë e kritikuan për zgjedhjen e momentit, duke e interpretuar postimin si të papërshtatshëm në klimën politike të krijuar pas zgjedhjeve.
Megjithatë, Kim nuk ka dhënë asnjë shpjegim që të tregojë se videoja kishte ndonjë mesazh të drejtpërdrejtë politik apo se synonte të ironizonte Ivanka Trump.
Një miqësi që zgjat prej vitesh
Kim Kardashian dhe Ivanka Trump njihen prej vitesh dhe kanë ruajtur një marrëdhënie miqësore, e cila është bërë publike në disa raste.
Ato janë afruar edhe përmes interesit të përbashkët për reformën në drejtësinë penale në SHBA. Të dyja kanë qenë të përfshira në përpjekjet për lirimin e Alice Marie Johnson, e cila vuante një dënim të përjetshëm për një vepër penale jo të dhunshme të lidhur me drogën.
Në vitin 2018, Kim Kardashian u angazhua për çështjen e saj dhe zhvilloi takime në Shtëpinë e Bardhë, ku Ivanka dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, luajtën rol në komunikimet me administratën Trump. Johnson u fal në vitin 2020.
Miqësia mes dy grave është dokumentuar edhe në rrjetet sociale, ku Ivanka ka marrë pjesë në festimet e ditëlindjes së Kim.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.