🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.06 ▼0.07%
ARI 4,102 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,540 ▲ +4.73% ETH $2,419 ▲ +6.91% XRP $1.3030 ▲ +3.87% SOL $95.7800 ▲ +4.28%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.06 ▼0.07 % ARI 4,102 ▲0.7 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.06 ▼0.07 % ARI 4,102 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

KINEMA – Hayden Panettiere, ylli i ”Heroes” dhe ”Nashville”, vdes në moshën 36-vjeçare

LOS ANXHELES, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Aktorja amerikane Hayden Panettiere, e njohur për rolet e saj në serialet “Heroes“ dhe “Nashville“, si dhe në filmat e serisë “Scream”, ka vdekur në moshën 36-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga familja e saj përmes një deklarate të bërë publike nga përfaqësuesja e aktores.

Babai i saj, Skip Panettiere, e përshkroi Hayden si një person të jashtëzakonshëm që u kishte sjellë dashuri dhe gëzim të madh njerëzve që e njihnin dhe miliona fansave që e kishin ndjekur në ekran.

Familja ka kërkuar privatësi ndërsa përballet me humbjen e rëndë.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende publik.

Sipas raportimeve të fundit, rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar dhe autoritetet nuk kanë dhënë deri tani një shpjegim zyrtar për atë që ka ndodhur.

Panettiere u bë e famshme në mbarë botën në vitin 2006, kur interpretoi Claire Bennet në serialin fantastiko-shkencor “Heroes”.

Roli i vajzës me aftësi mbinatyrore e shndërroi në një prej figurave më të njohura të televizionit amerikan dhe i solli disa çmime Teen Choice.

Ajo pati një tjetër sukses të madh me serialin muzikor “Nashville,” ku luajti personazhin Juliette Barnes dhe tregoi edhe aftësitë e saj si këngëtare.

Për këtë rol ajo mori dy nominime për Golden Globe, ndërsa disa prej këngëve të saj në serial u renditën në klasifikimet muzikore amerikane./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.