⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,936 ▲ +0.01% ETH $2,246 ▲ +0.33% XRP $1.1651 ▼ -1.82% SOL $89.9800 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kishte kultivuar 107 bimë narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Poliçan

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit këtë të enjte, pasi dyshohet se kishte kultivuar Cannabis sativa në fshatin Zgërbonjë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e fshatit Zgërbonjë, u zbuluan 107 bimë narkotike të mbjella në tokë, si dhe 20 kubikë me fidanë të dyshuar Cannabis sativa. Ndërkohë, në pranga ka rënë R. I., 38 vjeç, autor i dyshuar i kultivimit të lëndëve narkotike, të cilat u asgjësuan në vend nëpërmjet djegies.

“Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i hetimit proaktiv dhe kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut Berat, shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit në fshatin Zgërbonjë, shërbimet e Policisë konstatuan 107 bimë narkotike dhe 20 kubikë me fidanë të dyshuar Cannabis sativa, të cilat u asgjësuan në vend, nëpërmjet djegies.

Nga veprimet hetimore të kryera me metoda proaktive u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit R. I., 38 vjeç, banues në Poliçan, i dyshuar si autor i kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Kontrollet antikanabis vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Berat, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale në këtë fushë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.