Klauzola e fshehtë/ Urbig debutoi me kombëtaren, Bayern duhet të paguajë 1.2 mln €
Mbrëmjeja e të enjtes, ka qenë perfekte për Jonas Urbig! Portieri rezervë i Bayern-it debutoi me ekipin kombëtar gjerman, duke veshur fanellën me numër 1 për herë të parë në fitoren 2-0 në Ligën e Kombeve kundër Serbisë.
Por debutimi i pasardhësit të Manuel Neuer në kombëtare ka qenë “i shtrenjtë” për FC Bayern-in pasi klubi bavarez ka pranuar një klauzolë specifike të kërkuar nga 1.FC Köln në momentin kur pranoi tranfserimin e Urbig në janar 2025.
Sipas akordit të bërë, klubi nga North Rhine-Ëestphalia do të përfitojë plot 1.2 milionë euro pas debutimit të talentit me kombëtaren e madhe. Kjo shumë i bashkohet 7 milionë eurove që pagoi Bayern-i para pak vitesh për të blerë kartonin e 23-vjeçarit. Ndërsa tre milionë euro të tjera do të paguhen nga Bayern në formë bonuesh lehtësisht të arritshëm. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.