☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.12 ▲1.22%
ARI 4,064 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,926 ▲ +1.07% ETH $2,355 ▲ +1.41% XRP $1.3376 ▲ +2.8% SOL $101.6900 ▲ +1.08%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

“Klithmë Mesdhetare”, shfaqja e dancit bashkëkohor në Muzeun Arkeologjik të Durrësit

Në Muzeun Arkeologjik të Durrësit u vu në skenë shfaqja “Urlo Mediterraneo – Klithmë Mesdhetare”, një shfaqje që ndërthur fuqishëm kërcimin bashkëkohor, teatrin, fjalën dhe muzikën, duke sjellë në skenë dramën njerëzore të emigrimit dhe shpresës.

Nën regjinë dhe koreografinë e Lino Privitera, artistët e Compagnia Danza Contemporanea nga Italia, së bashku me Jusuf Beshirin & OSFA String Quartet, krijuan një dialog të ndjerë mes lëvizjes, tingullit dhe emocioneve. Programi u pasurua nga interpretimi i melodive arbëreshe, një urë e gjallë mes kulturave dhe kujtesës sonë të përbashkët mesdhetare.

Artistët përcollën tek të pranishmit ndjeshmërinë dhe profesionalizmin e tyre, duke bërë që publiku ta përjetonte këtë mbrëmje me vëmendje e emocion.

Sonte në mbrëmje një tjetër magji muzikore ofron Chamber Fest Durrës. Një mbrëmje me muzikën e jashtëzakonshme të Vivaldit, e interpretuar nga artistët e mrekullueshëm të festivalit të muzikës së dhomës.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.