☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.86 ▼0.9%
ARI 4,065 ▲0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,327 ▲ +0.44% ETH $2,360 ▲ +0.31% XRP $1.3257 ▼ -0.34% SOL $102.3900 ▲ +1.01%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.86 ▼0.9 % ARI 4,065 ▲0.33 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.86 ▼0.9 % ARI 4,065 ▲0.33 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Kodheli në Arabinë Saudite: Takime dhe vizita në strukturat ushtarake dhe ato të sigurisë

Ministrja e Mbrojtejs znj. Mimi Kodheli gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite zhvilloi një takim me zëvendësprincin e Kurorës, zëvendës i dytë i kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe ministër i Mbrojtjes, lartësinë e tij mbretërore, Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud. Gjatë këtij takimi të dy zyrtarët u ndalen tek marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme dhe me interes të përbashkët.

Që në nisje të bisedës zëvëndësprinci i Kurorës theksoi faktin se jemi dy vende shumë mike, por deri tani nuk kemi marrëdhënie në fushën ushtarake dhe kjo vizitë është një fillim i mirë. Për ministren Kodheli, Shqipëria megjithëse një vend i vogël ka kontribut të madh për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan. “Ne duhet të luftojnë armiqtë e përbashkët, duhet të jemi bashkë në tema dhe vlera të rëndësishme”, – nënvizoi znj. Kodheli.

Zëvëndësprinci i Kurorës, ministri i Mbrojtjes Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud u ndal tek zhvillimet në Lindjen e Mesme, ku nënvizoi se ka një sërë problemesh. “Ka shtete që kanë rënë, shtete që po bien si dhe ideologji ekstremiste dhe si rrjedhim, të gjitha këto reflektohen në të gjithë botën”,- u shpreh ai. Zëvëndësprinci i Kurorës nënvizoi se duhet sa më shumë bashkëpunim në të kuptuarit e shkaqeve të radikalizmit dhe Shqipëria është një vend i rëndësishëm duke qenë vend NATO.

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes ndau bindjen se ka nevojë për më shumë ura mes dy botëve dhe nëse ne përmirësojmë gjendjen ekonomike të njerëzve, arsimimin dhe forcojmë bashkëpunimin me miqtë e mirë në botë do të ulim ndjeshëm praninë e terroristëve. Gjatë qëndrimit të saj në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ministrja Kodheli vizitoi struktura të ndryshme ushtarake dhe disa të tjera që lidhen me sigurinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.