⛈️
Tiranë 16°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.62 ▲0.67%
ARI 4,064 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,846 ▼ -0.99% ETH $2,068 ▼ -2.26% XRP $1.0616 ▼ -3.09% SOL $83.1500 ▼ -3.13%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.62 ▲0.67 % ARI 4,064 ▲0.85 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.62 ▲0.67 % ARI 4,064 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Koloneli italian për shpëtimin e 11 vjeçarit shqiptar: Përpjekje e gjatë

“Në 28 dhjetor të vitit 2014 na është thënë që mamaja e Alvinit ishte larguar nga shtëpia së bashku me djalin për të shkuar në Siri. Na është dashur dhe kemi patur vetë dëshirën ta ndjekim nga afër familjen e Afrim Berishës gjatë gjithë kohës dhe gjatë këtyre viteve. Na është dashur që të bashkohemi rreth familjes dhe pak a shumë kemi bërë atë që familja donte dhe pretendonte që mund të bëhej për këtë rast”, u shpreh koloneli italian Marco Rosi gjatë konferencës për mediet pas përfundimit me sukses të operacionit të kthimit të Alvin Berishës në shtëpi.

Rosi tha se, “kemi patur një situatë të mirë kur e kemi mësuar se ku ndodhej djali. Kemi patur një situatë të vështirë dhe na ka ardhur keq kur kemi mësuar për luftimet e muajve të fundit. Kemi patur kontakt minutë pas minute duke e ditur se ku po shkonte Kryqi i Kuq, ku po shkonte Gjysmë Hëna siriane. Në momentet që Alvi ka qenë në duart e presidentit të Kryqit të Kuq Italian kemi bërë një komunikim audio dhe video në mënyrë që edhe fëmija 11 vjeçar të kuptonte se çfarë po ndodhte me të”.

“Prania e babit, komunikimi i tij në çdo moment me audio e video ka bërë të mundur që Alvini të kuptoj se cilët ishin njerëzit që po e rrethonin dhe çfarë po bëhej me të. Kemi patur dhe bashkëpunim me prokurorinë për të kuptuar se cila ka qenë historia e këtij fëmije dhe të kishim gjithë informacionin e nevojshëm që të përballonim gjithë këtë operacion”, përfundoi koloneli Rosi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.