☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.25 ▼0.18%
ARI 4,458 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,414 ▲ +0.54% ETH $1,894 ▲ +0.72% XRP $1.0001 ▼ -0.19% SOL $75.3600 ▼ -0.17%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.25 ▼0.18 % ARI 4,458 ▲0.48 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.25 ▼0.18 % ARI 4,458 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Bota

KOLUMBI – De la Espriella i kërkon Trumpit pezullimin e tarifave pas tërmetit që goditi vendin

BOGOTA, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Për shkak të dëmeve të mëdha të shkaktuara nga tërmeti i fundit në vend, presidenti i Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump të pezullojë përkohësisht tarifat doganore ndaj produkteve kolumbiane.

Kreu i ri i shtetit kolumbian e bëri të ditur kërkesën përmes një postimi në rrjetin social X.

Deri tani, nga presideti Trump nuk ka pasur një reagim publik lidhur me kërkesën.

De la Espriella tha se kishte zhvilluar një bisedë telefonike 10-minutëshe me homologun e tij amerikan, i cili e kishte mbështetur gjatë fushatës zgjedhore.

Gjatë bisedës, presidenti kolumbian i kërkoi Trumpit të shqyrtojë “pezullimin e përkohshëm të tarifave të larta që prekin produktet kolumbiane”.

Sipas tij, një masë e tillë do të lehtësonte situatën për bizneset kolumbiane, të cilat po përballen me “kohë shumë të vështira” pas tërmetit.

Vetëm në korrik, SHBA-ja rriti tarifat për mallrat kolumbiane, me disa përjashtime, nga 10 për qind në 12.5 për qind.

Tërmeti që goditi Kolumbinë të hënën ishte ndër më të fuqishmit në vend në dekadat e fundit dhe shkaktoi afro 300 viktima, si dhe dëme të mëdha materiale.

Administrata e presidentit Trump ka njoftuar gjithashtu një paketë ndihme prej 26,5 milionë dollarësh për Kolumbinë.

SHBA-ja po ofron ekipe kërkim-shpëtimi, ushqime, strehim emergjent dhe furnizime mjekësore.

De la Espriella e falënderoi Trumpin për “solidaritetin dhe mbështetjen” e Uashingtonit.

Pak ditë më parë, Kolumbia iu bashkua aleancës amerikane kundër trafikut të drogës, “The Shield of the Americas”.

Sipas sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, Kolumbia dhe SHBA-ja kanë rënë gjithashtu dakord të zhvillojnë operacione të përbashkëta ushtarake kundër karteleve të drogës. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.