⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,702 ▼0.53%
DOW 51,609 ▼0.42%
NASDAQ 26,906 ▼0.6%
NAFTA 92.59 ▲0.19%
ARI 4,168 ▼3.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,900 ▼ -0.77% ETH $2,696 ▲ +0.21% XRP $1.5055 ▼ -1.29% SOL $119.6400 ▼ -2.04%
S&P 500 7,702 ▼0.53 % DOW 51,609 ▼0.42 % NASDAQ 26,906 ▼0.6 % NAFTA 92.59 ▲0.19 % ARI 4,168 ▼3.56 % S&P 500 7,702 ▼0.53 % DOW 51,609 ▼0.42 % NASDAQ 26,906 ▼0.6 % NAFTA 92.59 ▲0.19 % ARI 4,168 ▼3.56 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Arte

Koncert në Tiranë, një udhëtim muzikor nga muzika baroke te “The Beatles”

Nga Julia Vrapi

Nga muzika baroke tek “The Beatles”, një program i pasur muzikor këto mbrëmje, që ishte pjesë e një koncerti në Tiranë. Përmes një përzgjedhjeje të kuruar veprash muzikore, publiku përjetoi zhvillimin e muzikës nga tradita baroke deri te krijimet moderne muzikore. Koncerti në Tiranë u zhvillua si pjesë e projektit muzikor “Muzika e dhomës”. Ky koncert i veçantë muzikor ndërtoi një urë kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë, duke theksuar dialogun artistik mes dy vendeve mesdhetare.

Koncerti u zhvillua këto mbrëmje në Qendrën Kulturore – Kompleksi i Katedrales Ortodokse Tiranë, ku artistët italianë përcollën një atmosferë të veçantë artistike, duke sjellë emocione dhe interpretime të nivelit të lartë për publikun e pranishëm. Projekti “Muzikë dhome” , nga muzika baroke tek “The Beatles”, nga Italia në Shqipëri, ku në një material rreth këtij koncerti publikuar dhe nga Universiteti i Arteve, thuhet se kjo nismë nuk është thjesht një ngjarje koncertore, por një moment shkëmbimi akademik dhe kulturor, që feston lidhjen historike midis Italisë dhe Shqipërisë, duke forcuar rolin e Materas si kryeqytet mesdhetar i kulturës dhe dialogut.

“Programi muzikor, i kuruar nga pedagogët koncertistë të Konservatorit, ofron një panoramë të 200 viteve zhvillimi stilistik: nga sakraliteti barok i Pergolesit deri te eksperimentimi i kultivuar i Lucianó Berios mbi meloditë e Beatles, duke dhënë një dëshmi të prekshme të gjallërisë dhe modernitetit të formimit akademik italian”, thuhet rreth këtij koncerti. Koncerti që u zhvillua më 17 prill në Tiranë është në vijim dhe të atyre më parë, që kanë sjellë në skenën tonë artistë të huaj.

Projekti muzikor

Projekti është realizuar në kuadër të aktiviteteve të PNRR – D.I.A.R.Y. Conservatorio di Musica “E.R. Duni” di Matera. Konservatori i Muzikës “E.R. Duni” i Materës shpreh dhe mirënjohje për Universitetin e Arteve të Tiranës dhe prof. Pjetër Guralumin për koordinimin dhe bashkëpunimin teknik e artistik. Ky koncert gjithashtu i solli Tiranës një ngjarje të re kulturore, duke e pasuruar jetën artistike të kryeqytetit dhe duke krijuar një hapësirë dialogu mes muzikës klasike dhe asaj bashkëkohore.

Konservatori i Muzikës “E.R. Duni” i Materës është një institucion i lartë artistik publik në Itali, i vendosur në qytetin e Materës, një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të jugut të vendit. Ai mban emrin e kompozitorit italian të shekullit XVIII Egidio Romualdo Duni. Konservatori ka si mision formimin e muzikantëve profesionistë, duke ofruar programe studimi në piano, instrumente orkestrale, kompozim dhe muzikë dhome.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.