Konfirmohet pjesëmarrja e Kurtit në Samitin e Procesit të Berlinit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të mërkurën drejt Malit të Zi, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e Procesit të Berlinit.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kyreministrit, në kuadër të samitit Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me drejtues dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, si dhe me zyrtarë të lartë e krerë shtetesh.
Samiti i Procesit të Berlinit mbledh përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar bashkëpunimin rajonal dhe proceset e integrimit evropian.
Nga ky samit, në Kosovë presin shtyrjen përpara të marrëveshjeve rajonale që kanë mbetur të bllokuara, si dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.