☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,721 ▲0.71%
DOW 51,146 ▲0.43%
NASDAQ 27,180 ▲1.15%
NAFTA 91.19 ▼1.81%
ARI 4,169 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $84,129 ▼ -0.71% ETH $2,660 ▼ -1.47% XRP $1.4588 ▼ -2.79% SOL $117.8000 ▼ -0.4%
S&P 500 7,721 ▲0.71 % DOW 51,146 ▲0.43 % NASDAQ 27,180 ▲1.15 % NAFTA 91.19 ▼1.81 % ARI 4,169 ▼0.79 % S&P 500 7,721 ▲0.71 % DOW 51,146 ▲0.43 % NASDAQ 27,180 ▲1.15 % NAFTA 91.19 ▼1.81 % ARI 4,169 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Kongresisti Lawler letër Kurtit: S’ka moment më të rëndësishëm për unitet, të gjendet konsensusi për presidentin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër nga kongresisti amerikan Michael Lawler, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së dhe kryetar i Nënkomisionit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Në letrën e tij, kongresisti Lawler theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe bashkëpunimit ndërmjet partive politike, posaçërisht pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, më 16 shtator.

“Posaçërisht në dritë të aktgjykimit të javës së kaluar në Hagë, nuk ka moment më të rëndësishëm për unitetin kombëtar të Kosovës se sa tani. Ju bëj thirrje që të punoni për t’u siguruar që të gjithë aktorët politikë të kthehen në negociata me mirëbesim dhe të gjejnë konsensusin e nevojshëm për të zgjedhur presidentin”, shtoi kongresisti Lawler.

Ai po ashtu theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional në raport me përqendrimin te prioritetet kryesore, përfshirë avancimin e partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

Kongresisti Lawler, një prej avokuesve më të zëshëm të Kosovës në Kongresin e ShBA-ve, duke e uruar Kryeministrin Kurti për mandatin e katërt në krye të Qeverisë, theksoi rëndësinë e kthimit të të gjithë aktorëve politikë në negociata, në mirëbesim, për zgjedhjen e presidentit, me qëllim shmangien e zgjedhjeve.

Ai ritheksoi mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke thënë se “një hap i tillë do të ishte vendimtar jo vetëm për sigurinë afatgjate të Kosovës, por edhe për ruajtjen e paqes në mbarë Ballkanin Perëndimor”.

“Pjesërisht si rezultat i punës suaj drejt anëtarësimit në NATO, unë shoh se Kosova është në rrugën e duhur për t’u bërë një demokraci e fortë, me rritje solide ekonomike dhe prosperitet të përbashkët. Stabiliteti qeveritar është çelësi. Andaj, shpresoj që vendi juaj të jetë i suksesshëm në zgjedhjen e presidentit të ri në javët në vijim, për të parandaluar një raund të ri zgjedhjesh parlamentare – për herë të katërt në më pak se dy vjet”, shkroi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.