☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 28 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,157 ▲ +0.4% ETH $1,577 ▲ +0.3% XRP $1.0515 ▲ +0.8% SOL $70.8500 ▼ -1.09%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
28 Jun 2026
Breaking
Kosova

Konjufca në Forumin e Dubrovnikut: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se në kuadër të Forumit të Dubrovnikut ka përfaqësuar qëndrimet e Kosovës lidhur me zhvillimet rajonale dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka njoftuar se në forumin ndërkombëtar, ku morën pjesë përfaqësues shtetesh, diplomatë dhe ekspertë të politikës, ka prezantuar qëndrimin e Kosovës për çështjet që ndikojnë në rajon dhe të ardhmen e tij.

“Në forumin e sivjetshëm të Dubrovnikut, ku u mblodhën përfaqësues shtetesh, diplomatë e mendimtarë politikë për të diskutuar mbi rendin e ri ndërkombëtar, pata rastin të përfaqësoj qëndrimin e Kosovës për çështjet që prekin rajonin tonë dhe të ardhmen e tij evropiane”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka bërë të ditur se në margjinat e forumit ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

“Kroacia mbetet një vend mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës. Biseduam për marrëdhëniet tona shumë të mira, për bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme kroate ndaj rrugës euroatlantike të Kosovës, përfshirë NATO-n dhe Këshillin e Evropës”, ka deklaruar ai.

Konjufca ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës ndër vite.

“E falënderova ministrin Radman për mikpritjen në Dubrovnik, për organizimin e këtij forumi të rëndësishëm dhe për përkrahjen e qartë që Kroacia i ka dhënë Kosovës në momentet e saj të rëndësishme”, ka theksuar ai.

Ministri në detyrë ka njoftuar gjithashtu se ka marrë pjesë në panelin “The EU and the Western Balkans: Resolving Unfinished Business Together”, ku janë diskutuar sfidat e pazgjidhura të Ballkanit Perëndimor dhe perspektiva evropiane e rajonit.

“Diskutuam për sfidat e hapura të Ballkanit Perëndimor dhe për nevojën që paqja, stabiliteti dhe e ardhmja evropiane e rajonit të ndërtohen mbi parime, jo mbi shtyrje të pafundme”, ka bërë të ditur Konjufca.

Në fund, ai ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim rajonal dhe integrim euroatlantik.

“Kosova mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë, bashkëpunim rajonal dhe për vendin që i takon në familjen euroatlantike”, ka përfunduar Konjufca. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.