☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 17 July 2026
S&P 500 7,473 ▼0.81%
DOW 52,495 ▼0.11%
NASDAQ 25,471 ▼1.59%
NAFTA 80.66 ▲3.04%
ARI 4,001 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
₿ CRYPTO
BTC $63,126 ▼ -2.13% ETH $1,819 ▼ -3.28% XRP $1.0810 ▼ -2.64% SOL $74.2100 ▼ -2.83%
S&P 500 7,473 ▼0.81 % DOW 52,495 ▼0.11 % NASDAQ 25,471 ▼1.59 % NAFTA 80.66 ▲3.04 % ARI 4,001 ▲0.21 % S&P 500 7,473 ▼0.81 % DOW 52,495 ▼0.11 % NASDAQ 25,471 ▼1.59 % NAFTA 80.66 ▲3.04 % ARI 4,001 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
17 Jul 2026
Breaking
Kosova

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik.

Në ceremoninë e nënshkrimit, ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike i Kosovës, Lulëzon Jagxhiu, tha se marrëveshja do t’u mundësojë qytetarëve dhe bizneseve të të dy vendeve njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të kualifikuara të besuara dhe skemave të identifikimit elektronik.

“Kjo marrëveshje ka të bëjë me njohjen e shërbimeve të kualifikuara të besuara dhe të skemave të identifikimit elektronik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Ne, Kosova me Malin e Zi, kemi marrëdhënie shumë të mira miqësore që bazohen në vlerat e përbashkëta, respektin e ndërsjellë dhe aspiratat e përbashkëta që kemi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Marrëveshja e sotme është edhe një hap i radhës drejt forcimit të këtyre marrëdhënieve tona bilaterale. Kosova është duke avancuar në agjendën e saj të reformave në fushën e transformimit digjital. Platforma e-Kosova është një prej shtyllave kryesore, ku qytetarët tanë tashmë kanë qasje në mbi 320 shërbime elektronike për qytetarët dhe bizneset. Njëkohësisht, po punohet në shtyllat e transformimit digjital që kanë të bëjnë me interoperabilitetin — pra zgjerimin dhe modernizimin e platformës së interoperabilitetit; pastaj ndryshimin e qasjes sonë ndaj ofrimit të shërbimeve, duke u fokusuar gjithnjë e më tepër në shërbime që bazohen në ngjarje jetësore, pra shërbime të personalizuara, të integruara dhe proaktive; pastaj tranzicionin drejt teknologjive Cloud, modernizimin e rrjetit qeveritar; dhe një prej këtyre reformave ka të bëjë edhe me implementimin e identifikimit elektronik dhe kuletës digjitale (Digital Ëallet), të cilën jemi duke e avancuar dhe jemi në proces të lansimit të saj”, tha ai.

Ndërsa, ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj, tha se kjo marrëveshje e nënshkruar me Kosovën për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik është një hap i rëndësishëm për qytetarët, bizneset dhe procesin e integrimit evropian.

Ai shprehu kënaqësi që ndodhet në Prishtinë, duke theksuar rëndësinë e marrëveshjes që, sipas tij, heq kufijtë digjitalë ndërmjet dy shteteve.

“Jam shumë i lumtur që gjendem sot në Prishtinë, për shumë arsye. Sepse ne shqiptarët e Malit të Zi, Prishtinën e shohim si vendin tonë. Rasti është edhe më i madh pasi që edhe formalisht bëjmë një marrëveshje, po nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme, ku po i heqim kufijtë digjitalë me Republikën e Kosovës. Kjo marrëveshje ka rëndësi shumë të madhe, në radhë të parë për qytetarët tanë të të dy vendeve, të cilët jetojnë e punojnë në Kosovë, në Republikën e Kosovës, por natyrisht edhe në Mal të Zi. Dhe jo vetëm për ta, por edhe për bizneset dhe për krejt bashkëpunimin që është kryesor për integrimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian. Siç e dini, Mali i Zi prin formalisht këtyre proceseve dhe besoj e shpresoj që t’i mbyllim ato deri në fund të vitit 2028. Ne jemi të gatshëm që përvojat tona në fusha të ndryshme t’i ndajmë edhe me Kosovën, por natyrisht edhe të mësojmë shumë nga Republika e Kosovës, sepse pothuajse gati aty-aty jemi – në disa fusha jemi ne para, në disa fusha është Kosova. Uroj dhe besoj se ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen. Dua të potencoj posaçërisht rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe këtij nënshkrimi për faktin se kjo është pjesë e Planit të Rritjes. Me këtë rast, dua të falënderoj posaçërisht ministrin Jagxhiu për përkushtimin e tij për një bashkëpunim intensiv, ku për një kohë shumë të shkurtër arritëm ta finalizojmë këtë marrëveshje. Duhet të potencoj se Mali i Zi po arrin shumë shpejt, besoj deri në fund të tetorit, që të nënshkruajë këtë marrëveshje me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, gjë që është një arritje shumë e madhe për aspiratat tona si shtete drejt Bashkimit Evropian”, tha ai. /KP/Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.