☁️
Tiranë 19°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,810 ▼0.02%
DOW 51,871 ▲0.42%
NASDAQ 27,290 ▼0.28%
NAFTA 93.70 ▲2.01%
ARI 4,187 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,816 ▼ -1.41% ETH $2,529 ▼ -0.86% XRP $1.3752 ▼ -3.41% SOL $108.6700 ▼ -3.29%
S&P 500 7,810 ▼0.02 % DOW 51,871 ▲0.42 % NASDAQ 27,290 ▼0.28 % NAFTA 93.70 ▲2.01 % ARI 4,187 ▼0.71 % S&P 500 7,810 ▼0.02 % DOW 51,871 ▲0.42 % NASDAQ 27,290 ▼0.28 % NAFTA 93.70 ▲2.01 % ARI 4,187 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk

Në margjina të Warsaw Security Forum 2026, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, ambasadorin Matthew Whitaker, ku në fokus ishte avancimi i bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe koordinimi për çështje me interes të përbashkët.

“Ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të SHBA-së për Kosovën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ioëa-s, i cili po zhvillohet prej më shumë se 15 vjetësh në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror. Ky partneritet po forcon kapacitetet tona përmes trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

Nga ana e tij, ambasadori Whitaker shprehu mbështetjen për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në NATO dhe vazhdimin e mbështetjes amerikane për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve po zgjerohet edhe në fushat e prokurimeve ushtarake dhe industrisë së mbrojtjes. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e kapaciteteve tona, përfshirë sistemet e blera nga SHBA-ja dhe procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve Black Hawk. Po ashtu, u theksua rëndësia e mbështetjes për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Ministri Maqedonci ritheksoi nevojën për mbështetjen e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, si dhe për zgjerimin e qasjes së ushtarakëve tanë në programet dhe shkollat e NATO-s. Gjithashtu, u diskutua për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me NATO-n lidhur me praninë dhe optimizimin e KFOR-it, si dhe normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës.

Në këtë takim, ministri Maqedonci shprehu interesimin për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit sipas parimit të ndarjes së përgjegjësive, përfshirë në kampin Bondsteel dhe në Aeroportin e Gjakovës. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e kontributit të Kosovës në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dëshmi e gatishmërisë së vendit tonë për të marrë përgjegjësi dhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Në përfundim të takimit, ministri Maqedonci ftoi ambasadorin Whitaker që të vizitojë Kosovën, për të vazhduar dialogun dhe për të avancuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për zhvillimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.