☁️
Tiranë 25°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,665 ▲0.96%
DOW 52,597 ▲1.02%
NASDAQ 26,370 ▲1.1%
NAFTA 100.46 ▼1.97%
ARI 4,388 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,170 ▼ -0.02% ETH $2,542 ▲ +3.12% XRP $1.3530 ▼ -0.02% SOL $101.2100 ▲ +1.41%
S&P 500 7,665 ▲0.96 % DOW 52,597 ▲1.02 % NASDAQ 26,370 ▲1.1 % NAFTA 100.46 ▼1.97 % ARI 4,388 ▼0.43 % S&P 500 7,665 ▲0.96 % DOW 52,597 ▲1.02 % NASDAQ 26,370 ▲1.1 % NAFTA 100.46 ▼1.97 % ARI 4,388 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Sporti

Kosova leksion Shqipërisë, fiton 3:0 miqësoren e Kombit

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi thellë ndaj kosovës në miqësoren e zhvilluar në Zyrih, në një ndeshje ku trajneri Panucci pa se si skuadra bëri 90-minutëshin më të keq që kur ai drejton kuqezinjtë.

Eksperimentet me formacionin nuk sollën asgjë pozitive, madje, veç disfatës së thellë, përfaqësuesja e Shalandit ishte superiore edhe në lojën e zhvilluar.

Rashica dhe Avdijaj testuan fillimisht prapavijën e Shqipërisë, por ekuilibrat u prishën në minutën e 20 me golin e Arbër Zenelit. Dy zëvendësime të kuqezinjve pa shkuar skuadrat në pushim ishin një sinjal i qartë nga pankina se duhej ndryshuar gjithçka, por disfata e Shqipërisë mori përmasa më të rënda.

Në një aksion model të përfaqësueses kosovare, Zeneli shkarkoi në rrjetë të djathtën e tij, i pashqetësuar nga mbrojtja si në rastin e avantazhit.

As goli i dytë nuk i zgjoi kuqezinjtë nga loja letargjike, madje prapavija thuajse inekzistente mashtroi Etrit Berishën në një krosim që përfundoi në portë, në tentativën e Zhegrovës. Kosova ruajti e pashqetësuar avantazhin komod, madje mund të kishte shënuar për herë të katërt nëse shtylla nuk do të ndalte goditjen e Taipit.

Fatmirësisht disfata erdhi në një miqësore, e njëjtë me atë që rezervon Ukraina në qershor, por trajneri Cristian Panucci mori përgjigjet e kësaj humbjeje që bën të bien këmbanat për Ligën e Kombeve në shtator.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.