⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 97.94 ▲0.81%
ARI 4,157 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,727 ▲ +1.96% ETH $2,494 ▲ +1.29% XRP $1.3781 ▲ +3.11% SOL $107.8700 ▲ +0.83%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.94 ▲0.81 % ARI 4,157 ▲0.18 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.94 ▲0.81 % ARI 4,157 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Krimi do përballje, jo tërheqje

Analiza e SPAK-ut për vitin 2025, tregoi se, “krimi ka nisur të ketë përballje me shtetin, ligjin, strukturat, faktorin nderkombëtar dhe opinionin publik”. Raporti i kreut të SPAK-ut Klodian Braho, fliste për një punë të madhe, të tij personalisht dhe stafit të SPAK-ut, por a mjafton kjo ? Natyrisht krimi në Shqipëri ka marrë përmasa të frikshme. Nuk është më krimi i post 1990, nuk janë më kriminelët me “fiat punto”, që sillen vërdallë qyteteve, lagjeve dhe rrugicave, dhe bëjnë ndonjë vepër penmale e cila zbulohej “fët e fët”.

Sot krimi ka miliona, miliarda, sot krimi ka staf, makina mbi 200 mijë euroshe, ka lidhje të forta Brenda dhe jashtë vendit, ka pajisje dhe logjistikë, që edhe Ministria e Brendshme do ta kishte zili. Përballja me krimin duhet të jetë frontale, por dhe inteligjente. Hapja e Shqipërisë pas 22 Marsit 1992, ishte sa fatale, aq edhe e domosdoshme. U kuptuan keq, hapja dhe liria. U kuptua keq demokracia, duke krijuar shkrehje të individit dhe shoqerisë. U masakruan pyjet, lagjet, fshatrat, qytetet, bregdeti, lumenjtë, liqenet. U ndertua vend dhe pa vend, atje ku kishte troje me pronarë ligjitimë, edhe atje ku kishte tokë shtet. U kioskëzuan qytetet. Ngjitur me godinat e bashkive dhe prefekturave, u ngritën kioskat e “të fortëve të lagjeve”. Kjo situate ndodhi e gjitha nga 1992 deri 1998. Ishte një katastrofë ekologjike, natyrore, njerëzore, që shpërfytyroi qytetet tona.

Nisën të lindin “bandat” e para, dhe kjo ndodhi pas hapjes së depove në Marsin e 1997. Megjithatë krimi në Shqipëri, akoma ishte minor, analfabet, dhe mendonte vetëm për të sotmen. Ikja masive jashtë vendit edhe e elementëve kriminalë, duket se i “shkolloi” andej nga shkuan. Disa nisën të bëjnë para me thasë nga droga, krimi, lidhnja me grupimet mafioze rajonale e botërore. Nisën të transferonin milionat e eurove në Shqipëri, dhe të merrnin leje ndertimi për resorte, pallate, vila, komplekse turistike, kuptohet nën emra të tjere. Nisi një epokë e re, Shqipëria po mbushej me “investime” nmga bota e krimit.

Duhej patjeter një goditje e fortë. Edi Rama erdhi me një premtim të madh, me një betim të madh, që ja kishte bërë vehtes, “Shqipëria duhej të ndryshonte nga themelet”. Reformoi drejtësinë, pasi duhej një “armë” e fuqishme të thërrmonte celulat e tij, që kishin mbushur vendin deri në 2013. Pengesave të PD dhe Berishës, Edi Rama i përgjigjej me miratimin e proceseve reformuese në Parlament. Thirrjeve për anarshi, Edi Rama u përgjigjej me veprime konkrete ndaj bllokut të krimit dhe korrupsionit. Kishte ardhur koha e përballjes dhe jo tërheqjes, kishte ardhur koha e goditjeve dhe jo kompromiseve me krimin. Fijet e errëta të krimit, sërish lëvizin nën rrogozin e një opozite, e cila mban peng luftën ndaj tij.

E një opozite e cila pengoi, dhe vazhdon të pengojë reformimin e strukturave ligjzbatuese, duke inkurajuar krimin, dhe lidhjet e tij me politikën. Edi Rama ka zgjedhur mbështetjen ndaj drejtësisë së re, të asaj drejtësie që e forca e tij politike, Partia Socialiste e mbështeti fuqishëm. Edi Rama, ka zgjedhur betejën pa kompromis ndaj krimit, edhe pse ka pengesa dhe “shkopinj në rrota” nga një opozitë e shkatërruar, e cila ka si mision të saj, zhbërjen e shtetit, moszbatimin e ligjit dhe inkurajimin e krimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.