🌦️
Tiranë 13°C · Rrebesh i lehtë 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,909 ▲ +0.09% ETH $2,368 ▼ -0.5% XRP $1.3119 ▲ +1.65% SOL $102.5800 ▲ +0.15%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

Kritikohet ‘shëtitja’ e Trump, ekspertët: Presidenti vuri në rrezik jetën e personave të tjerë

Ekspertë amerikanë të shëndetit kanë kritikuar Presidentin Donald Trump i cili doli për pak çaste nga spitali për të përshëndetur mbështetësit.

Një veprim i tillë u cilësua “çmenduri” dhe “krejtësisht e panevojshme” nga Dr. James Phillips, mjek në Universitetin George Washington. Sipas tij shëtitja me automjet vinte në rrezik persona të tjerë  kryesisht personelin që e shoqëronte.

“Çdo person që ishte në makinë gjatë shëtitjes presidenciale tërësisht të panevojshme duhet të karantinohet për 14 ditë. Ata mund të sëmuren, mund të vdesin”,- u shpreh mjeku në një deklaratë në Twitter

Trump u kritikua edhe  nga një mjek në Qendrën Mjekësore Walter Reed, ku Trump po trajtohet.

Ai argumenton se automjeti presidencial nuk është vetëm anti-plumb, por është gjithashtu “i mbyllur hermetikisht kundër sulmit kimik” që do të thotë se rreziku i transmetimit COVID-19 brenda automjetit është më i lartë.

Kritika erdhën edhe nga Celine Gounder, eksperte e sëmundjeve infektive në Universitetin e New York, e cila po ashtu theksoi se veprimet e Trump vënë në rrezik shëndetin e të tjerëve.

Ndërkohë, Craig Spencer, një profesor i mjekësisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Columbia, nënvizoi se Trump ende nuk po e merrte seriozisht virusin, duke vënë në dukje se si presidenti tha se “kishte mësuar shumë për COVID-19” por ende këmbëngulte për të shëtitur.

Jo vetëm presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij rezultojnë me COVID-19 por edhe të tjerë anëtarë të stafit presidencial.

Sipas të dhënave nga Universitetit John Hopkins në SHBA rezultojnë më shumë se 7.4 milionë persona të infektuar dhe 200.000 viktima.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.