☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,696 ▲ +0.3% ETH $2,686 ▲ +0.98% XRP $1.4875 ▲ +1.07% SOL $119.6000 ▲ +1.55%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
roze

Kriza në familjen Beckham, Harper e lënduar nga distancimi i Brooklyn

Harper Beckham thuhet se është e lënduar nga ftohja e marrëdhënies me vëllain e saj të madh, Brooklyn Beckham, ndërsa i afrohet ditëlindja e saj e 15-të. Sipas mediave britanike, ai pritet të mungojë edhe në festën e ditëlindjes së motrës së tij, mes tensioneve që vazhdojnë në familjen Beckham.

Burime të cituara nga Daily Mail pretendojnë se Harper është “e shkatërruar” nga vendimi i Brooklyn për të mos mbajtur kontakte me të.

“Ata kanë qenë gjithmonë shumë të afërt. Tani ai nuk i flet më dhe ajo nuk e kupton pse. Për Harper nuk ka gjë më të dhimbshme sesa ta injorojë vëllai i saj në ditëlindje”, ka thënë burimi.

Sipas të njëjtit burim, situata është po aq e vështirë edhe për David dhe Victoria Beckham, të cilët thuhet se vuajnë nga përçarja brenda familjes.

Raportimet vijnë pak ditë pasi Nicola Peltz, bashkëshortja e Brooklyn, e quajti modelen Kenya Kinski-Jones “motrën e ëndrrave” në një postim në rrjetet sociale, gjë që, sipas mediave, e ka lënduar Harper.

Muajin e kaluar u publikuan edhe fotografi të Harper teksa vizitonte shtëpinë e Brooklyn në Florida për t’i dorëzuar një letër pas ceremonisë ku David Beckham u nderua me një yll në Hollywood. Megjithatë, Brooklyn nuk ndodhej aty dhe më vonë bëri të ditur përmes Instagramit se ndodhej në Nju Jork.

Pavarësisht tensioneve aktuale, vitin e kaluar Brooklyn i kishte uruar publikisht ditëlindjen motrës së tij, duke postuar një fotografi me Harper dhe Nicola Peltz, të shoqëruar me mesazhin: “Gëzuar ditëlindjen Harper, të duam.”

Konflikti mes Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave, ndërsa familja nuk ka komentuar zyrtarisht raportimet e fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.