☁️
Tiranë 8°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.59 ▼0.52%
ARI 3,960 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,073 ▲ +0% ETH $2,266 ▲ +0.42% XRP $1.2546 ▲ +0.42% SOL $92.0600 ▼ -0.14%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.59 ▼0.52 % ARI 3,960 ▲0.49 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.59 ▼0.52 % ARI 3,960 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Kryenegociatori Mazi: BE e tha qartë që kushtet janë plotësuar, prioritet mbajtja e konferencës ndërqeveritare

Bashkimi Europian ka vlerësuar ecurinë e vendit tonë sa i takon procesit të integrimit në BE dhe tashmë prioritet është konferenca e parë ndërqeveritare.

Kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel për integrimin, Zef Mazi, të hënën pasdite, në një intervistë për një media audivizive shqiptare, nënvizoi se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ai tha se Borrel dhe Várhelyi vlerësuan progresin e Shqipërisë në të gjitha fushat dhe thanë se janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare.

Mazi sqaroi gjithashtu se gjatë ditës së hënë është zhvilluar në Bruksel mbledhja e 11-të e Këshillit të Stabilizim Asociimit, mbledhja më e lartë mes Shqipërisë dhe BE.

“Me të gjitha analizat që u bënë sot, u komunikua qartësisht se Shqipëria ka bërë përparime në të gjitha fushat, si në ato politike dhe në atë të reformave, në drejtësi, në ekonomi, në bujqësi, në fushën sociale etj. Përfaqësuesit e BE në takim vlerësuan Shqipërinë dhe inkurajuan për vijimin e reformave. Bashkimi Europian e ka prioritet integrimin e Shqipërisë, – vuri në dukje Mazi, – dhe pritet që vendimi të merret së shpejti për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ku inkurajohen hapat e përparimit të Shqipërisë. Shtetet anëtare do të mblidhen në mars ku vendet e BE do të marrin një vendim për konferencën e parë ndërqeveritare”.

Sipas kryenegociatorit, deri tani gjithçka po shkon në normalitet, ndërsa shtoi se me rëndësi është procesi zgjedhor, i cili duhet të jetë në bazë të rekomandimeve të BE. “Shqipëria do të vazhdojë reformat duke ndjekur kryerjen normale të zgjedhjeve ne bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, deri tani gjithçka shkon normalisht, këtë thanë edhe përfaqësuesit e BE. Kushte por dhe kërkesat janë plotësuar”, – nënvizoi Mazi, duke shtuar se BE ka përpiluar një raport prej 17 faqesh me vlerësimet për ecurinë e përmbushjes së kushteve nga vendi ynë.

“Progres është shënuar në të gjitha fushat ku vlerësimet janë përfshirë në një raport prej 17 faqesh, por në të gjitha fushat është bërë përparim dhe BE inkurajon Shqipërinë që të vijojë me këtë përparim dhe për të vazhduar rrugën e reformave”, – tha Mazi.

I pyetur për çështjen e vaksinimit, Mazi tha se BE e synon realizimin e këtij procesi në Ballkanin  Perëndimor. “E dëgjuam dhe gjatë konferencës, BE po synon ditë e natë që të arrijë të sigurojë vaksinime edhe për Ballkanin Perëndimor. Priten javën e ardhshme të vijnë vaksina, na njoftoi edhe me miratimin e një sasie të madhe milionash. Nga COVAX pritet që të vijnë këtë jave në vendin tonë”, tha Mazi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.