☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 96.28 ▼0.23%
ARI 4,186 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,356 ▲ +0.82% ETH $2,452 ▲ +1.27% XRP $1.3372 ▲ +0.26% SOL $105.6200 ▲ +1%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.28 ▼0.23 % ARI 4,186 ▲0.39 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.28 ▼0.23 % ARI 4,186 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
16 Tet 2026
Breaking
Politika

Kryenegociatorja Dhuka: BE është destinacioni ynë, të ndërtojmë urat e dialogut drejt familjes europiane

Kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, Majlinda Dhuka, ka reaguar mes tensioneve dhe protestave të ditëve të fundit, duke bërë thirrje për dialog, respektim të institucioneve dhe ruajtje të vlerave europiane.

Përmes një mesazhi, Dhuka theksoi se aspirata europiane mbetet destinacioni strategjik i Shqipërisë dhe se procesi i integrimit kërkon përgjegjshmëri, bashkëpunim dhe respekt për shtetin e së drejtës.

“Bashkimi Europian është destinacioni ynë, familja europiane është përkatësia jonë çdo ditë, edhe sot. Protesta dhe zëri i qytetarëve na kërkojnë të reflektojmë me përgjegjshmëri të lartë mbi Shqipërinë europiane që duam e po ndërtojmë me atdhetari, vendin ku zëri i qytetarëve dëgjohet, institucionet respektohen dhe shteti i së drejtës është mbi çdo interes”, shprehet Dhuka.

Kryenegociatorja vlerësoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe të drejtës për t’u shprehur, duke nënvizuar se vlerat europiane mbështeten te dialogu dhe respekti për ligjin.

“Të jesh europian do të thotë të kesh guximin të ngresh zërin, urtësinë të respektosh ligjin dhe forcën të mos e kthesh dallimin në largësi mes nesh”, theksoi ajo.

Në mesazhin e saj, Dhuka ndalet edhe te nevoja për qetësi dhe mirëkuptim, duke nënvizuar se paqja dhe dialogu janë elemente thelbësore në rrugën europiane të vendit.

“Paqja nuk është heshtje, as urtësia indiferencë. Ato janë forca për të mbrojtur vlerat europiane, respektin njerëzor dhe Shqipërinë”, shprehet ajo.

Duke u ndalur te procesi i integrimit, Dhuka theksoi se vendi ndodhet në një moment të rëndësishëm historik dhe më pranë se kurrë realizimit të objektivit për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Shqipëria i përket familjes europiane nga aspirata e të gjithë shqiptarëve, si dhe nga vlerat me të cilat zgjedh të jetojë çdo ditë. Sot jemi më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës europiane mbi 30-vjeçare. Ky është një moment historik për të gjithë”, deklaroi ajo.

Në përfundim, kryenegociatorja u bëri thirrje qytetarëve dhe aktorëve të përfshirë që të kontribuojnë në ndërtimin e urave të dialogut dhe mirëkuptimit.

“Së bashku, lutem, të ndërtojmë urat e dialogut dhe çdo hap drejt familjes së përkatësisë, Bashkimit Europian”, përfundon mesazhi i Majlinda Dhukës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.