☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.12 ▲1.22%
ARI 4,064 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,874 ▲ +1.09% ETH $2,355 ▲ +1.52% XRP $1.3346 ▲ +2.65% SOL $101.6100 ▲ +1.08%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Kujtim Spahivogli, regjisori, aktori dhe dramaturgu i ndëshkuar nga regjimi komunist

Më 7 korrik të vitit 1987 u nda nga jeta regjisori Kujtim Spahivogli, emrin e të cilit sot e mban Teatri Kombëtar Eksperimental.

Në vazhdën e ndëshkimeve që përfshinë pjesëmarrësit në Festivalin e 11-të, u dënuan edhe një grup shkrimtarësh, mes tyre dhe dramaturgu Spahivogli, me akuzën e “shfaqjeve te huaja”. Kjo bëri që Spahivogli, të vlerësohej për mjeshtërinë e tij regjisoriale, vetëm pas vdekjes, kur iu dha titulli “Artist i Popullit”.

Kujtim Spahivogli (1932-1987) ishte një prej studentëve që studiuan në Moskë. Ai u emërua aktor në Teatrin Popullor, ku interpretoi role të ndryshme në dramën “Orët e Kremlinit” dhe në tragjedinë “Hamleti”.

Më tej, u shqua si regjisor dhe pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, duke vënë në skenë pjesë të njohura, sikurse ishin “I Çuditshmi” dhe “Karnavalet e Korçës”.

Spahivogli ishte krijues dhe drejtues i “Teatrit të të Rinjve” i cili u krijua pranë Institutit të Lartë të Arteve. Në mesin e krijimeve të tij, veçohet për nga suksesi i menjëhershëm drama “Një shok i klasës sonë”. Gjithashtu, Spahivogli lëvroi në poezi dhe në publicistikë.

Regjimi e largoi nga Teatri Popullor (sot Teatri Kombëtar), ku kishte punuar si regjisor dhe aktor, duke e shkarkuar edhe nga detyra e pedagogut në Instituti i Lartë i Arteve. Akuza për “shfaqje të ndikimeve të huaja e liberalizëm” solli veçimin e tij dhe dërgimin në punë krahu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.