☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,242 ▲ +1.03% ETH $2,275 ▲ +1.37% XRP $1.2538 ▲ +0.67% SOL $95.8000 ▲ +0.29%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Kurti kërkon takim të përbashkët me Hamzën, Abdixhikun dhe Gjinin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar një takim të përbashkët me liderët e partive të ish-opozitës.

KosovaPress ka mësuar se Kurti sërish u ka kërkuar takim krerëve të partive opozitare për të gjetur një zgjidhje për çështjen e presidentit.

Ndryshe nga ftesat e kaluara, KosovaPress ka mësuar se Kurti kësaj radhe ka kërkuar një takim të përbashkët me Bedri Hamzën (PDK), Lumir Abdixhikun (LDK) dhe Ardian Gjinin (Aleanca).

Kurti deri tani ka zhvilluar tri takime me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, si dhe një takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, por asnjëra prej tyre nuk ka rezultuar me sukses.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, vazhdimisht ka refuzuar të takohet me Kurtin.

Vazhdimi i seancës konstituive është ndërprerë të shtunën me kërkesë të kreut të LVV-së, Albin Kurti, pas përshkallëzimit të situatës në sallë, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të Kurtit.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18, ndërsa Aleanca 7 deputetë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.