☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▲0%
ARI 4,162 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,409 ▲ +0.62% ETH $2,700 ▲ +0.43% XRP $1.5062 ▲ +1.05% SOL $120.9200 ▲ +0.8%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▲0 % ARI 4,162 ▲0 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▲0 % ARI 4,162 ▲0 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti reagon pas barazimit të Kosovës me Austrinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit 1:1 të Kosovës me Austrinë, duke vlerësuar paraqitjen e “Dardanëve” dhe duke thënë se rezultati nuk e pasqyroi atë që u pa në fushë.

Kurti tha se Kosova luajti më mirë se Austria, ndërsa kundërshtari, sipas tij, pati më shumë fat për të marrë një pikë.

“Kosova luajti më mirë se Austria. Austria pati më shumë fat se Kosova. Barazimi 1:1 nuk pasqyroi çfarë pamë”, ka shkruar Kurti.

Ai veçoi paraqitjen e futbollistëve kosovarë, duke thënë se ata treguan përkushtim dhe u paraqitën si një ekip i bashkuar.

“Futbollistët tanë shkëlqyen si ekip me përkushtim. Duket që janë duke u bërë gjithnjë e më të mirë dhe potenciali në vijim është më i madh sesa niveli që kemi tani”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri theksoi edhe rastet e krijuara nga Kosova gjatë ndeshjes, duke thënë se skuadra kishte së paku tri mundësi të tjera të mira për të shënuar.

“Pati së paku tri shanse të tjera për gol, të tilla që na lanë pa frymë”, ka shkruar ai.

Kurti tha se Kosova duhet të tregojë më shumë vëmendje dhe vetëbesim në zonën e kundërshtarit në ndeshjet e ardhshme, veçanërisht në dy sfidat e muajit nëntor ndaj Izraelit dhe Irlandës.

“Mbase 16-metërshi i kundërshtarit, përkatësisht realizimi ynë, do edhe pak më shumë vëmendje e vetëbesim drejt dy ndeshjeve të ardhshme në muajin nëntor, me Izraelin dhe Irlandën”, ka shkruar Kurti.

Në fund, ai e përmbylli reagimin me një urim për Kosovën: “Gëzuar Kosovë!”

Kosova do të rikthehet në Prishtinë sërish më 14 nëntor, ku do ta presim Izraelin, pastaj udhëtojmë tre ditë më vonë për në Irlandë, ku do ta mbyllim ciklin kualifikues të Ligës së Kombeve./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.