🌧️
Tiranë 18°C · Shi i lehtë 08 May 2026
S&P 500 7,337 ▼0.38%
DOW 49,597 ▼0.63%
NASDAQ 25,806 ▼0.13%
NAFTA 94.78 ▼0.03%
ARI 4,736 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $79,547 ▼ -2.25% ETH $2,276 ▼ -2.61% XRP $1.3813 ▼ -2.42% SOL $88.0700 ▼ -1.18%
S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 94.78 ▼0.03 % ARI 4,736 ▲0.53 % S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 94.78 ▼0.03 % ARI 4,736 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
Kosova

Kushi: Në shtator, gati Abetarja e përbashkët me Kosovën

Në ekspozitën “Rrugëtimi i Abetares”, me rastin e Ditës së Mësuesit në ambientet e “Qendrës për Hapje dhe Dialog” u mblodhën arsimtarë dhe përfaqësues të bibliotekës kombëtare ministrive të Arsimit dhe Sportit, Kulturës dhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se “në këtë 7 mars me ekspozitën “Rrugëtimi i Abetares” zgjodhëm të shprehim mirënjohjen për mësuesit tanë”.

Gjatë këtij aktiviteti të veçantë ministrja e Arsimit dhe Sportit u përqendrua tek vlerat që do të ketë abetarja unike Shqipëri-Kosovë, e cila do të jetë gati në shtator të këtij viti, në prag të 110-vjetorit të pavarësisë.

Ajo tha se për këtë abetare që i bashkon të gjithë shqiptarët, dy ministritë homologe për arsimin po punojnë së bashku në mënyrë intensive, për të pasur jo thjesht një abetare të re, por një abetare sa më cilësore që reflekton më së miri të gjitha zhvillimet e fundit arsimore, sociale, kulturore e digjitale të kombit tonë.

“Jo rastësisht zgjodhëm sot këtë ditë për ekspozitën, 7 Marsin, Festën e Mësuesit, festën e shkollës së parë shqipe. Sepse janë pikërisht mësuesit ata që i përcjellin brez pas brezi, i ruajnë, dhe ua mësojnë vogëlushëve shkronjat e arta të gjuhës shqipe,”- u shpreh ministrja Kushi.

Duke folur për Abetaren e Përbashkët Unike, ajo shtoi se “kjo nuk do të jetë thjesht një abetare, por do të jetë një libër që do të fshijë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, sepse do të jetë në duart e çdo vogëlushi; do të na forcojë dashurinë për njëri-tjetrin, sepse jemi një komb e kemi një gjuhë; do të jetë abetarja e dashurisë dhe krenarisë kombëtare”.

Më tej, Kushi uroi mësuesit për festën. “Të dashur mësues, kudo që ndodheni Gëzuar Festën! Nuk ka mision më të bukur sesa të mësosh mendjet e vogla të mendojnë, duart të krijojnë, e zemrat të duan më shumë”, u shpreh ajo.

Ekspozita “Rrugëtimi i Abetares” me mbi 100 abetare të botuara ndër vite po qëndron hapur prej disa ditësh për vizitorë të ndryshëm. Ajo ka nxitur interes tek nxënësit, mësuesit dhe vizitorët e tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.