☁️
Tiranë 15°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,600 ▼ -0.19% ETH $2,347 ▼ -1.26% XRP $1.3015 ▲ +1.14% SOL $101.6700 ▼ -0.32%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kushtet e AAK-së për ta mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje në formimin e institucioneve – flet Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini në një konferencë për media ka shpalosur kushtet e AAK-së për Lëvizjen Vetëvendosje, nëse kjo e fundit kërkon ndihmën e AAK-së për formimin e institucioneve.

Gjini para gazetarëve theksoi qëndrimet e AAK-së lidhur me zhvillimet politike. Sipas tij, po krijohet një ndjenjë që Kosova prapë rrezikon me mbet pa institucione për një kohë.

“Gjithçka është peng, gjithçka është blloku pothuajse që një 1 vit e gjysmë”, tha ai.

Gjini tha se AAK nuk synon kurrfarë pjesëmarrje në qeverisjen e Kosovës në qeverinë e ardhshme.

“…Por, i kemi disa kërkesa jetike në mënyrë që Aleanca me kry pjesën e vet të punës në ndihmë në krijimin e institucioneve… E para institucionet e reja duhet qartë, pa ekuivokë me pranu orientimin strategjik, me pranu projektin e gazit amerikan menjëherë”, tha ai.

Sipas tij, ky është projekt strategjik për Kosovën.

Ai po ashtu theksoi se institucionet duhet menjëherë ta ngrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë euro në 100 mijë euro.

“Ka qenë edhe premtim i yni elektoral… Një veprim i tillë kishte me çlirua potencialin e jashtëzakonshëm të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha ai.

Kryetari i AAK-së më tej theksoi se kërkesë tjetër është që tokat e punuara të lirohen nga tatimi në pronë.

“Kërkojmë që institucionet menjëherë duhet t’i buxhetojnë si të plota ndërtimin e infrastrukturës jetike, siç është rruga për Gjilan, Pejë, Gjakovë, Podujevë, janë të buxhetuara… “, tha ai.

Kryetari i AAK-së po ashtu tha se institucionet duhet të zotohen se për Prishtinën në pesë vjetet e ardhshme do të ndahen 800 milionë deri 1 miliard euro për shkak se sipas tij Prishtina po bëhet e pajetueshme, është ngufatur. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.