Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.39 ▲0.39%
ARI 4,413 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,465 ▲ +0.33% ETH $1,925 ▲ +1.36% XRP $1.0082 ▲ +1.17% SOL $77.4700 ▲ +1.91%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.39 ▲0.39 % ARI 4,413 ▼0.17 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.39 ▲0.39 % ARI 4,413 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Kosova

Kushtet e Aleancës për ta mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje në formimin e institucioneve – flet Gjini

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini në një konferencë për media ka shpalosur kushtet e AAK-së për Lëvizjen Vetëvendosje, nëse kjo e fundit kërkon ndihmën e AAK-së për formimin e institucioneve.

Gjini para gazetarëve theksoi qëndrimet e Aleancës lidhur me zhvillimet politike. Sipas tij, po krijohet një ndjenjë që Kosova prapë rrezikon me mbet pa institucione për një kohë.

“Gjithçka është peng, gjithçka është blloku pothuajse që një 1 vit e gjysmë”, tha ai.

Gjini tha se partia që ai e drejton nuk synon kurrfarë pjesëmarrje në qeverisjen e Kosovës në qeverinë e ardhshme.

“…Por, i kemi disa kërkesa jetike në mënyrë që Aleanca me kry pjesën e vet të punës në ndihmë në krijimin e institucioneve… E para institucionet e reja duhet qartë, pa ekuivokë me pranu orientimin strategjik, me pranu projektin e gazit amerikan menjëherë”, tha ai.

Sipas tij, ky është projekt strategjik për Kosovën.

Ai po ashtu theksoi se institucionet duhet menjëherë ta ngrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë euro në 100 mijë euro.

“Ka qenë edhe premtim i yni elektoral… Një veprim i tillë kishte me çlirua potencialin e jashtëzakonshëm të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha ai.

Kryetari Gjini më tej theksoi se kërkesë tjetër është që tokat e punuara të lirohen nga tatimi në pronë.

“Kërkojmë që institucionet menjëherë duhet t’i buxhetojnë si të plota ndërtimin e infrastrukturës jetike, siç është rruga për Gjilan, Pejë, Gjakovë, Podujevë, janë të buxhetuara… “, tha ai.

Kryetari i Aleancës po ashtu tha se institucionet duhet të zotohen se për Prishtinën në pesë vjetet e ardhshme do të ndahen 800 milionë deri 1 miliard euro për shkak se sipas tij Prishtina po bëhet e pajetueshme, është ngufatur. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.