☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 101.31 ▼1.09%
ARI 4,323 ▼1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $76,288 ▲ +0.64% ETH $2,417 ▲ +0.67% XRP $1.2930 ▲ +0.45% SOL $98.6000 ▲ +1.53%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.31 ▼1.09 % ARI 4,323 ▼1.46 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.31 ▼1.09 % ARI 4,323 ▼1.46 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
17 Sht 2026
Breaking
Kronika

Kuvend, rinis seanca, flet deputeti Mark Frroku

Seanca e Kuvendit rinisi punimet me fjalën e deputetit Mark Frroku, i akuzuar nga Prokuroria “për dëshmi të rreme”, bashkë me deputetin Tom Doshi. Frroku e cilësoi “të nxituar dhe denigruese” akuzën e Prokurorisë, ndërsa i kërkoi kolegëve deputetë që “mos i hapin rrugë këtij precedenti shumë të rrezikshëm”.

Deputeti demokristian Mark Frroku
Deputeti demokristian Mark Frroku

Seanca po vijon me leximin e raportit të Këshillit të Rregullores nga deputeti socialist Armando Subashi. Raporti u miratua dje me konsensus nga deputetët e të dy palëve në Këshill.
Më herët, nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Dule pas debateve mes palëve lidhur me procedurën e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme që kërkon autorizimin e Parlamentit për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, të akuzuar për dëshmi të rreme.
Ndërprerja e seancës erdhi pas debateve mes palëve lidhur me procedurën që do ndiqej në shqyrtimin e kërkesës së organit të akuzës.
Në fillim të seancës ndërhyri për procedurë kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka tha se tani sapo na erdhi raporti i Këshillit të Rregullores, i përgatitur nga deputetët e mazhorancës, ku shohim të përfshirë dhe mendimin e opozitës. “Mendimi i opozitës do të paraqitet nga deputetët e saj. Këtë mendim do ta japë deputeti Halimi”, tha Paloka.
Në reagimin e tij nënkryetari i Kuvendit, Dule tha se me kërkesë të anëtarëve të opozitës në Këshill, u ra dakord që në këtë raport të artikulohet dhe mendimi i opozitës i cili edhe është përfshirë. Nëse opozita kërkon të ketë raportin e saj pa asnjë problem ai do të lexohet në seancë.
Ndërsa ish-kryetarja e Kuvendit, JozefinaTopalli tha se rregullorja e parashikon që votimi i raportit në parlament të bëhet pas 48 orësh.
Më pas ndërhyri ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzoi maxhorancën se po bllokon paraqitjen e provës që pretendon deputeti Doshi.
Pas replikave mes deputetëve të opozitës dhe drejtuesit të seancës, Vangjel Dule, ndërhyri kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi respektimin e rregullores parlamentare. “Klubi i Shtëpisë së Oficerave t’i japë fund historisë kur në parlament ne bëhemi dëshmitarë të shkeljes së rregullores. Zbatoni rregulloren siç ajo e përcakton. Nuk mund të vazhdojmë çdo të enjte t’i japim popullit shqiptar një pamje të shëmtuar”, iu drejtua kryeministri nënkryetarit Dule.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.